Lajme dhe ngjarje

IPKO LANSON PLATFORMËN PËR TË RINJ - MARKËN “HEJ! PSE PO PRET?

Me markën e re Hej! Pse po pret?, IPKO ofron platformë të veçantë për të rinjtë kosovar, të cilëve u mundëson komunikim dhe argëtim të plotë, në tërë vendin.

Prishtinë, 16 maj 2012 - IPKO sot ka lansuar platformën e komunikimit dhe argëtimit të plotë për të rinjtë,  përkatësisht markën e re - “Hej! Pse po pret?, komunitetin e vetëm i cili i dedikohet të rinjëve në mbarë Kosovën.

Tani, një anëtarë i ri i komunitetit Hej! mund të flas me të tjerët në Hej! me 500 minuta, të dërgoj 500 SMS, 500 MMS, apo të shlfetojë internetin në mobil me 500 megabajt, për një kosto prej 3€ në muaj, në të cilën përfshihet edhe SIM kartela Hej!.

Ndërsa, gjatë periudhës promocionale, 16 maj – 16 qershor, anëtarët e rinj të komunitetit Hej! do t’i marrin të gjitha benefitet e ofruara nga Hej!  për 3 muaj rresht, për gjithsejt 3 euro.  

Anëtarësimi në Hej! për përdoruesit e rinj mund të bëhet në ndonjërin nga 17 dyqanet apo tendat e IPKO-së në qytete, ndërsa përdoruesit ekzistues të shërbimeve mobile të kompanisë mund të hyjnë në komunitet, duke thirrur kodin *888#.

“Me Hej!, ne kemi krijuar një platformë të veçantë, e cila ofron komunikim dhe argëtim të plotë për të rinjtë kosovar” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.

Përveç mundësisë së komunikimit të plotë, të cilin ata e kanë mes vete,  anëtarët e rinj të komunitetit hej! e kanë mundësinë të shprehen në portalin interaktiv Hej!, përmes aplikacioneve mobile, aplikacioneve për Facebook, të ndjekin ngjarjet më interesante kudo në Kosovë, si dhe të luajnë lojëra dhe të fitojnë pikë e shpërblime për shumë aktivitete sociale që ata do t’i kenë mes vete.

Pas prezantimit zyrtar të komunitetit të të rinjëve, hej! do të organizojë një ngjarje ekskluzive për të rinjtë në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë, në të cilin, përveç argëtimit, ata do të mund të fitojnë  shpërblime, si dhe të mësojnë edhe më shumë për platformën Hej!

Pakot Prepaid

  • package title

    fillo

    Shërbime të thjeshta dhe cmime të mira.

  • package title

    allo

    Komunikoni shpesh dhe gjatë, me 10 persona më të afërt.

  • package title

    tung

    SMS-a për vetëm 2 cent, me 10 persona më të afërt.

Shërbimet më të kërkuara

Facebook Zero

Qasuni në profilin tuaj të Facebook në çdo kohë, shpejt dhe krejtësisht falas, nga telefoni juaj mobil, nëpërmjet Facebook Zero.

Super Rrethi

Fol me 10 veta pa ndërprerë, për tërë javën apo muajin, për vetëm 1 cent në minutë.

Nokia C3 me Extra 6

Për vetëm 7.50EUR në muaj, ju merrni falas 300min, 300SMS, 300MB dhe 300MMS.