Lajme dhe ngjarje

IPKO AVANCON INTERNETIN NË TËRË KOSOVËN, THJESHTËSON QASJEN

Me instalimin e pajisjeve të fundit teknologjike nga CISCO, IPKO tani ofron internetin më të shpejtë dhe shërbimin më stabil, në të gjitha qytetet e Kosovës.

Prishtinë, 3 korrik 2012 – Migrimet e fundit të rrjetit fiks në platformën DOCSIS 3.0 u mundësojnë përdoruesve të internetit nga IPKO të kenë internetin më të shpejtë dhe më stabil, në shtëpitë ose zyrat e tyre.

Me platformën e re në të cilën janë investuar më shumë se 3 milionë euro, tërë rrjeti fiks (interneti, televizioni digjital dhe telefonia fikse) i kompanisë IPKO është në DOCSIS 3.0, avancim teknologjik i cili do të sigurojë internet të shpejtë dhe shërbim të qëndrueshëm gjatë tërë ditës, pavarësisht periudhës ditore ose konsumit të trafikut të rrjetit.

“Si ofruesi më i madh i internetit në vend, ne gjithmonë jemi të përkushtuar të investojmë në teknologji të reja dhe të bashkëpunojmë me kompania të mëdha botërore për të ofruar internet edhe më të shpejtë, si dhe përvojë edhe më të mirë konsumatore” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i kompanisë IPKO.

Me kalimin e suksesshëm në DOCSIS 3.0, të gjithë përdoruesit e internetit nga IPKO do të kenë qasje shumë më të lehtë dhe direkte në rrjet, pa pasur nevojë të shkruajnë llogarinë e përdoruesit ose fjalëkalimin e tyre për ta përdorur internetin.

“Me migrimin në DOCSIS 3.0, IPKO është shndërruar në lider të rajonit për internet të shpejtë dhe shërbim të qëndrueshëm, ndërsa ka ndërtuar rrjetin i cili tani mund të krahasohet me vendet e zhvilluara të cilat kanë rrjet të avancuar dhe shkallë të lartë të depërtimit të internetit, siç janë Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca apo Sllovenia” ka shtuar më tej Erzin.

Si ofruesi i parë i internetit në vend, IPKO mban më shumë se 51 për qind të tregut të internetit në Kosovë, ndërsa shërbimi tani ofrohet në të gjitha qytetet e Kosovës, ku kompania IPKO ka ndërtuar mbi 240 mijë porte që mundësojnë kyçjen e po këtij numri të familjeve kosovare në shërbimet e internetit, telefonisë fikse dhe të televizionit digjital.

Me këtë shtrirje të gjerë me të gjitha shërbimet bashkëkohore të telekomunikimit, kompania IPKO e pozicionon shtetin e Kosovës si vend modern, ku shkalla e lartë e depërtimit dhe përdorimit të internetit mbetet tregues i fuqishëm social.

Pakot Prepaid

  • package title

    fillo

    Shërbime të thjeshta dhe cmime të mira.

  • package title

    allo

    Komunikoni shpesh dhe gjatë, me 10 persona më të afërt.

  • package title

    tung

    SMS-a për vetëm 2 cent, me 10 persona më të afërt.

Shërbimet më të kërkuara

Facebook Zero

Qasuni në profilin tuaj të Facebook në çdo kohë, shpejt dhe krejtësisht falas, nga telefoni juaj mobil, nëpërmjet Facebook Zero.

Super Rrethi

Fol me 10 veta pa ndërprerë, për tërë javën apo muajin, për vetëm 1 cent në minutë.

Nokia C3 me Extra 6

Për vetëm 7.50EUR në muaj, ju merrni falas 300min, 300SMS, 300MB dhe 300MMS.