IPKO MIRËPRET KONSUMATORËT E RINJ ME 1000 MINUTA, SMS OSE MB
Përveç çmimit të zbritur për numër mobil, konsumatorët e rinj të telefonisë mobile IPKO shpërblehen edhe me benefite tjera, të cilat i marrin për pesë muajt e ardhshëm.
Prishtinë, 6 korrik, 2012 – Për numrin e tyre të ri, përdoruesit e rinj të telefonisë mobile IPKO do të shpërblehen me më shumë mbushje, minuta, SMS ose megabajt, për pesë muajt e ardhshëm.
Prej sot, të gjithë konsumatorët e rinj të cilët duan t’i bashkëngjiten telefonisë mobile IPKO mund të blejnë numër të ri 049 për vetëm 3 euro me 3 euro mbushje për komunikim për brenda dhe jashtë rrjetit, ndërsa bashkë me numrin e ri ata mund të zgjedhin 1000 minuta brenda rrjetit, ose SMS, ose megabajt, 200 prej të cilave i marrin çdo muaj, për pesë muaj rresht.
“Duke marrë parasysh faktin se konsumatorët tanë të ri mund t’i pranojnë benefitet nga programi IPKO Pika vetëm pas gjashtë muajsh në rrjet, ne duam t’i mirëpresim ata në rrethin tonë duke i shpërblyer me minuta falas, ose SMS ose MB, varësisht prej zgjedhjes së tyre. Në anën tjetër, ne kemi liruar edhe çmimin për sim-kartelë dhe kemi shtuar vlerën e mbushjes që vjen me çdo numër të ri” ka thënë Alban Kastrati, drejtues i marrëdhënieve me publikun në IPKO.
Për ta pranuar bonusin me minuta, SMS apo megabajt, përdoruesit duhet ta ri-mbushin llogarinë e tyre të telefonit me së paku një euro mbushje në muaj. Nëse minutat, SMS-të ose megabajtët nuk shpenzohen, atëherë ato do të barten në muajin e ardhshëm.
Promocioni mund të aktivizohet vetëm në dyqanet zyrtare të IPKO-së si dhe distributorët e autorizuar të kompanisë. IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë.






