IPKO ME RRJETIN MË TË MIRË MOBIL, EDHE GJATË FITËR BAJRAMIT
Që nga fillimi i operimit në tregun kosovar, telefonia mobile IPKO posedon rrjetin mobil më kualitativ edhe gjatë festave, kur qytetarët më së shumti e përdorin atë.
Prishtinë, 21 gusht 2012 - Telefonia mobile IPKO edhe një herë më shumë është dëshmuar si rrjeti më kualitativ mobil, i cili ka qenë i pandërprerë dhe stabil edhe kur është përdorur më së shumti nga qindra mijëra përdorues, të cilët kanë bërë thirrje dhe mesazhe urimi tek miqtë dhe familjarët e tyre për festën e Fitër Bajramit.
Krahasuar me një vit më parë, kur konsumatorët e telefonisë mobile kanë dërguar mesatarisht rreth 7.4 SMS për përdorues, këtë vit për t’ia uruar Fitër Bajramin familjes dhe miqve ata kanë dërguar mesatarisht 9 SMS për përdorues.
“Performanca e rrjetit mobil të telefonisë mobile IPKO ka qenë e shkëlqyeshme edhe gjatë orëve me trafikun më të lartë të thirrjeve dhe SMS-ve, dhe ky nivel i lartë i kualitetit vazhdimisht e pozicionon IPKO-në si telefoninë më të mirë mobile në Kosovë, që nga dita e parë e operimit në treg” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.
Gjatë ditës së Fitër Bajramit, trafiku i telefonisë mobile IPKO ka qenë rreth 60 për qind më i lartë sesa në një ditë e zakonshme. Megjithëkëtë, kjo rritje e trafikut nuk ka ndikuar në suksesin e gjenerimit të thirrjeve ose dërgimit të SMS-ve nga përdoruesit, e cila gjatë gjithë ditëve festive ka arritur normën prej 99.65 për qind.
“Kualiteti i telefonisë mobile IPKO nuk matet me numrin e përpjekjeve për të bërë thirrje ose për të dërguar SMS, por me suksesin e dërgimit të tyre, e cila prej fillimit të operimit të saj ka qenë afër nivelit 100 për qind” ka vazhduar më tej Erzin.
Kompania telekomunikuese IPKO ka ndërtuar rrjetin i cili mbulon me sinjal të telefonisë mobile 99.7 për qind të popullsisë në Kosovë, përkatësisht 98.5 për qind të territorit, duke u bërë kështu transmetuesi me shtrirje më të madhe të sinjalit të telefonisë mobile në Kosovë.






