Lajme dhe ngjarje

IPKO: KONSUMATORËT E RINJ SHPËRBLEHEN ME NUMËR FALAS DHE BENEFITE TJERA

Telefonia mobile IPKO shpërblen konsumatorët e rinj me komunikim mobil falas për 5 muajt e parë në rrjet, si dhe eliminon koston për marrjen e një numri të ri mobil 049.

Prishtinë, 10 shtator 2012 -  Përdoruesit kosovar të telefonave mobil tashmë kanë mundësinë të marrin një numër të ri mobil nga IPKO, pa pasur nevojë të paguajnë për koston e sim-kartelës.

Tani pas periudhës promovuese, IPKO ka vendosur që ta zbres çmimin fillestar për çdo konsumator të ri, dhe ky ndryshim do të jetë i përhershëm. Për blerjen e një numri të ri mobil, konsumatori duhet të paguajë vetëm 3 euro mbushje, e cila mund të përdoret për komunikim mobil për brenda apo jashtë vendit, ndërsa koston e sim-kartelës (numrit mobil) e bartë operatori.

Përveç numrit të ri me sasi të njëjtë të mbushjes sa edhe çmimi i paguar për të, konsumatorët e rinj të telefonisë mobile IPKO me numrin e ri do të marrin edhe benefite tjera shtesë të cilat mund t’i shfrytëzojnë për 5 muajt në vijim.

Me numrin e ri, konsumatorët mund të zgjedhin të marrin 1000 minuta (brenda rrjetit), SMS ose mega-bajt, të ndara për 5 muajt e ardhshëm. Validiteti i numrit të ri mobil nga IPKO është 150 ditë, dhe mund të vazhdohet varësisht prej shumës së ri-mbushjes. Sa më e madhe shuma e mbushjes, aq më i gjatë është afati i vazhdimit të validitetit të numrit mobil.  

Pas 6 muajve në rrjetin mobil IPKO, konsumatorët e rinjë mund të regjistrohen në programin “Pika”, prej të cilit ata do të vazhdojnë të pranojnë benefite shtesë për komunikim të pandërprerë.

“Me eliminimin e kostos për sim-kartelë dhe ofrimin e benefiteve të shumta për komunikim, konsumatorët e rinjë të telefonisë mobile IPKO do të kenë përvojë të re dhe të shkëlqyeshme të shërbimit që nga dita e parë. Krahasuar me disa vite më parë, ky është një ndryshim i madh për tregun e telefonisë mobile në Kosovë, bartës kryesor i të cilit ka qenë IPKO që nga viti i parë i operimit” ka vazhduar më tej Erzin.

Telefonia mobile IPKO synon që secilit përdorues t’i jap liri personale të komunikimit, duke qenë në kontakt të pandërprerë me njëri-tjetrin, kudo dhe kurdoherë. IPKO mundohet ta përmbush këtë synim duke ofruar vlerën, kualitetin, shërbimin dhe çmimin më të mirë në treg. 

Pakot Prepaid

  • package title

    fillo

    Shërbime të thjeshta dhe cmime të mira.

  • package title

    allo

    Komunikoni shpesh dhe gjatë, me 10 persona më të afërt.

  • package title

    tung

    SMS-a për vetëm 2 cent, me 10 persona më të afërt.

Shërbimet më të kërkuara

Facebook Zero

Qasuni në profilin tuaj të Facebook në çdo kohë, shpejt dhe krejtësisht falas, nga telefoni juaj mobil, nëpërmjet Facebook Zero.

Super Rrethi

Fol me 10 veta pa ndërprerë, për tërë javën apo muajin, për vetëm 1 cent në minutë.

Nokia C3 me Extra 6

Për vetëm 7.50EUR në muaj, ju merrni falas 300min, 300SMS, 300MB dhe 300MMS.