Mos humbni më asnjë telefonatë. Personat që dëshirojnë t’ju marrin në telefon, por ju nuk keni qasje, e keni telefonin të fikur apo edhe jeni të zënë, me sekretarinë telefonike, ata mund t’ju lënë mesazhe me zë, duke vazhduar në këtë mënyrë komunikimin me ju.
Për të aktivizuar sekretarinë telefonike, dërgo mesazh në numrin 123 me tekst:
- “Plus Vms” për të aktivizuar sekretarinë
- “Minus Vms” për të deaktivizuar sekretarinë
Ose edhe thërrisni në Qendrën e kujdesit për klientë në numrat 043 700 700, ose 049 700 700, ku agjentët tanë do t’ju ndihmojnë rreth aktivizimit të shërbimit.
Për aktivizimin do të ngarkoheni me pagesë të një SMS-i standard.
Informata të tjera relevante:
Për të përdorur Sekretarinë telefonike, ju duhet t’i ridrejtoni thirrjet tuaja në numrin e Sekretarisë telefonike - për situatat që dëshironi t’i aktivizoni.
Ridrejtimi i thirrjeve në Sekretarinë telefonike
049 900901 është numri i Sekretarisë telefonike - ku thirrjet tuaja janë të ridrejtuara në rast se dëshironi të aktivizoni ridrejtimin e thirrjeve në numrin e Sekretarisë telefonike, duke përdorur shërbimet e telefonisë mobile të IPKO-s. Shiko pjesën për transferimin/ridrejtimin e thirrjes, për të parë se si thirrjet mund të transferohen në numra të tjerë, përfshirë Sekretarinë telefonike.
Thirrja e ridrejtuar në Sekretarinë telefonike është pa pagesë, nëse ajo është ridrejtuar derisa shfrytëzuesi ndodhet në Kosovë.
Thirrja e ridrejtuar në Sekretarinë telefonike ngarkohet me pagesë, nëse ajo është ridrejtuar derisa shfrytëzuesi ndodhet jashtë Kosovës.
Dëgjimi i porosive me zë, derisa jeni në Kosovë
Shtyp: 049 900900, për të dëgjuar porositë tuaja me zë.
Dëgjimi i porosive me zë ngarkohet me pagesë, sikurse koha normale gjatë kryerjes së një telefonate. Pra, varet sa gjatë do të qëndroni në linjë për të dëgjuar porositë tuaja me zë.
Dëgjimi i porosive me zë, nga telefoni i palës së tretë
Shtyp: 049 900902, për t’i dëgjuar porositë tuaja me zë nga telefoni i palës së tretë -- nga një telefon tjetër mobil, ose nga një telefon i linjës fikse në Kosovë.
Shtyp: 00 386 49 900902, për t’i dëgjuar porositë tuaja me zë nga telefoni i palës së tretë -- nga një telefon tjetër mobil, ose nga një telefon i linjës fikse jashtë Kosovës.
Dëgjimi i porosive me zë, nga telefoni i palës së tretë, ngarkohet me pagesë normale si gjatë kryerjes së një telefonate. Pra, varet sa gjatë do të qëndroni në linjë për të dëgjuar porositë tuaja me zë.






