Me mbushjet IPKO, nuk do të pushoni së foluri e së shkruari me njëri-tjetrin. Opsionet me kartela gërvishtëse, mbushje elektronike (top-up), mbushje mobil-klient te distributorët, si dhe bartja e kredisë - mundësojnë të jeni në kontakt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin.
Mbushja me kartela gërvishtëse prej 5 EURO, 10 EURO dhe 20 EURO
Blini kartelën gërvishtëse në dyqanet e IPKO’s, ose tek distributorët e autorizuar.Për të mbushur llogarinë tuaj, shtypni: *123*kodi i zbuluar 16 shifror#
Për të mbushur llogarinë e dikujt tjetër, shtypni: *123*kodi i zbuluar 16 shifror*[numri i telefonit]#
Mbushje elektronike (TOP-UP)
Vizitoni një nga dyqanet e IPKO’s, ose distributorët e autorizuar.Zgjidhni sasinë e mbushjes, prej 3.00 Euro deri në 50.00 Euro.
Nëse keni nevojë për ndihmë, ju lutem thirrni në numrat pa pagesë: 049 700700, ose 038 700700.


