Lajme

Aktivizoni online shërbimet MMS dhe GPRS- Lehtë dhe falas

03.07.2008
Shërbimet MMS ( Mesazhet Multimediale) dhe GPRS tash e tutje mund të aktivizohen “online” përmes faqes së internetit të IPKO, pa pasur nevojë që të thirrni në Qendrën e Kujdesit për Konsumatorë.

Shërbimi MMS ju mundëson që ta ndani momentet e lumtura me të afërmit tuaj duke dërguar te ata fotografi, muzikë dhe video nga telefoni, përderisa shërbimi GPRS ju mundëson qasje në internet nga telefoni juaj mobil. Mënyra e aktivizimit të shërbimit është shumë e thjeshtë, dhe falas:
më shumë

Dërgoni deri pesë porosi “Më thirr” në ditë!

20.06.2008
Me shërbimin “Porosia - Më thirr”, ju asnjëherë nuk mbetni pa komunikim. Ky shërbim është pa pagesë, dhe tani ju mund të dërgoni vetëm deri në 5 porosi brenda një dite.

Për ti mbrojtur konsumatorët e vet nga keqpërdorimi dhe dërgimi i shpeshtë i porosisë “Më thirr”, IPKO tani ka kufizuar numrin e porosive në 5 brenda një dite. Ky racionalizim ka ardhur si pasojë e ankesave të konsumatorëve tanë për keqpërdorimin e këtij shërbimi.
më shumë

GLOBETROTTER EDGE. Komunikim “wireless” edhe kur jeni jashtë zyrës suaj!

18.06.2008
Kartelë interneti me shpejtësinë e teknologjisë EDGE, për laptop. GLOBETROTTER EDGE – zyra juaj virtuale

Duke bazuar në kërkesat e klientëve për komunikim të pandërprerë, IPKO ofron edhe në produkt inovativ, dhe të lehtë për përdorim, brenda dhe jashtë vendit.
më shumë

IPKO ofron dy pako të shërbimit ”Postpaid individual"

04.06.2008
Shërbimi “Post Paid Individual”, ofrohet përmes dy pakove: “Post Paid 400” si dhe “Post Paid 1000”.Të dy produktet e “Post Paid Individual”, përveç pakos dhe çmimeve,  ofrojnë për përdoruesit e tyre kontroll të plotë mbi shpenzimet si dhe fleksibilitet, duke e bërë komunikimin shumë më të lehtë.

Telefonia mobile IPKO, nga e mërkura, fillon te ofroje për qytetaret e Kosovës shërbimin e ri “Post-Paid Individual” i cili përmes dy produkteve sjelle përplot risi si në përmbajtje ashtu edhe në çmime në tregun kosovarë të komunikimit mobil.


më shumë

Shfrytëzim dhe dërgesa rekorde të mesazheve multimediale (MMS)

29.05.2008
Gjatë fazës testuese që zgjati gjashtë muaj dhe që përfundon me 1 qershor, kur shërbimi komercializohet, janë dërguar rreth 2 milion MMS në muaj si dhe janë bërë me shumë se 100 mijë konfigurime te këtij shërbimi në telefonat mobil.

Më shumë se dy milion Mesazhe Multimediale (MMS) janë dërguar brenda një muaj nga konsumatoret e IPKO, duke dëshmuar kështu popullaritetin e këtij shërbimi si dhe afinitetit e kosovarëve për të shfrytëzuar mundësitë bashkëkohore që ofron telefonia mobile.


më shumë