Kumtesa për media

IPKO nuk organizon kurrfarë loje shpërblyese

12.05.2008
Ftojmë konsumatorët tonë që të mos bien viktimë e mashtruesve që përdorin emrin tonë si organizues të çfarëdo loje shpërblyese. Kompania telekomunikuese IPKO dëshiron të  njoftoje opinionin kosovarë se nuk është duke organizuar kurrfarë loje shpërblyese, dhe fton konsumatorët e saj që të mos bie viktima të mashtruesve që përdorin emrin e saj si organizues të çfarëdo loje shpërblyese.
 
Ne rast se IPKO se do të organizonte çfarëdo loje shpërblyese, kjo do të bëhej publike në mënyre masive nga ne duke shfrytëzuar edhe marketingun dhe fushatat e reklamimit, sikur që kemi vepruar deri më tani për informimin e publikut për shërbimet dhe produktet tona.

IPKO konsideron se kemi te bëjmë me mashtrime nga persona te panjohur për ne qe kanë për qellim të dëmtojnë konsumatorët tanë por edhe imazhin e kompanisë.

Gjate javës se shkuar disa konsumatore, kane thirrur ne Qendrën e thirrjes e IPKO dhe kane treguar se ne disa raste kane marre telefonata nga persona te panjohur qe janë prezantuar në emër te kompanisë sonë apo bizneseve te tjera, duke ju thëne se kane fituar një shpërblim prej me shume se 2000 eurove.

Mashtruesit u kane kërkuar konsumatoreve tanë që për te u kualifikuar për marrjen e shpërblimit duhet te ju dërgojnë mbushje ne vlera te ndryshme ne telefonat e tyre. Një numër i konsumatorëve kanë treguar në Qendrën e Thirrjes, se ata kane dërguar mbushje ne numrat e dhëna nga mashtruesit.

IPKO ka marrë nga konsumatorët numrat e atyre që i kane thirrur për të mashtruar, dhe këta numra i ka ndërpre menjëherë. Ne disa raste numrat e marrë nga konsumatorët nuk kanë qenë të IPKO por të operatorëve të tjerë mobil.

Deklarimet e konsumatorëve për mashtrim dhe i tërë materiali i grumbulluar  është përcjelle për hetim të mëtejme nga Departamenti kundër mashtrimeve i IPKO i cili  do të përcjell informatat e marra për hetim te mëtejshëm edhe Shërbimit Policor të Kosovës. 

IPKO lut konsumatorët që të vazhdojnë të përcjellin tentimet e tilla për mashtrime tek ne, dhe që për çfarëdo paqartësie te kontaktojnë me Qendrën e Thirrjes.