Kumtesa për media

Harroni kodet e shërbimeve! IPKO MENY interaktive për çdo shfrytëzues

14.10.2008
Telefonia mobile IPKO lanson “IPKO MENY” - aplikacionin interaktiv për aktivizimin e menjëhershëm dhe përdorimin e shërbimeve për telefon mobil të çdo shfrytëzuesi.

Prishtinë 13 Tetor 2008 – Duke i ndjekur trendet kompanive më të mëdha botërore të telekomunikimit, telefonia mobile IPKO sjell aplikacionin i cili u lehtëson konsumatorëve të saj përdorimin shërbimeve ne mënyrë interaktive dhe pa mbajtur ne mend dhjetëra kode.

* Kliko këtu për pyetjet ndihmëse për IPKO MENY
më shumë

IPKO LANSON PAKO TË REJA TÊ TELEFONISË FIKSE DHE INTERNETIT

08.09.2008
Telefonia Fikse- Pre Paid ofron instalimin e linjës telefonike falas, numër aktiv tërë vitin për 10 euro si dhe thirrje ndërkombëtare nga 0.10 euro. Pakot DUO ( Telefoni fikse dhe Internet) ofrojnë internet më të shpejte si dhe thirrje mujore pa pagesë deri në 8 euro.
Thirr Kudo.


Prishtinë, 8 Shtator 2008 - Kompania telekomunikuese IPKO, sot zyrtarisht lansoi pako të reja, shumë të volitshme, të telefonisë fikse veçmas dhe telefonisë fikse të kombinuar me internet.
më shumë

Për të gjithë adhuruesit e filmit - IPKO sponsor i artë i Dokufest

04.08.2008
Për të gjithë adhuruesit e filmit  - IPKO sponsor i artë i Dokufest

Kompania e telekomunikimeve IPKO edhe këtë vit përkrah Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë – Dokufest, i cili tradicionalisht mbahet në Prizren dhe këtë vit fillon prej 4 deri më 10 Gusht.
më shumë

Shërbimi “Post Paid Individual”, ofrohet përmes dy pakove

20.06.2008
Shërbimi “Post Paid Individual”, ofrohet përmes dy pakove: “Post Paid 400” si dhe “Post Paid 1000”.Të dy produktet e “Post Paid Individual”, përveç pakos dhe çmimeve,  ofrojnë për përdoruesit e tyre kontroll të plotë mbi shpenzimet si dhe fleksibilitet, duke e bërë komunikimin shumë më të lehtë.

Telefonia mobile IPKO, nga e mërkura, fillon te ofroje për qytetaret e Kosovës shërbimin e ri “Post-Paid Individual” i cili përmes dy produkteve sjelle përplot risi si në përmbajtje ashtu edhe në çmime në tregun kosovarë të komunikimit mobil.


më shumë

IPKO: SHFRYTËZIM DHE DËRGESA REKORDE TE MESAZHEVE MULTIMEDIALE (MMS)

29.05.2008
Gjatë fazës testuese që zgjati gjashtë muaj dhe që përfundon me 1 qershor, kur shërbimi komercializohet, janë dërguar rreth 2 milion MMS në muaj si dhe janë bërë me shumë se 100 mijë konfigurime te këtij shërbimi në telefonat mobil.

Më shumë se dy milion Mesazhe Multimediale (MMS) janë dërguar brenda një muaj nga konsumatoret e IPKO, duke dëshmuar kështu popullaritetin e këtij shërbimi si dhe afinitetit e kosovarëve për të shfrytëzuar mundësitë bashkëkohore që ofron telefonia mobile.


më shumë