Harroni kodet e shërbimeve! IPKO MENY interaktive për çdo shfrytëzues
14.10.2008
Telefonia mobile IPKO lanson “IPKO MENY” - aplikacionin interaktiv për aktivizimin e menjëhershëm dhe përdorimin e shërbimeve për telefon mobil të çdo shfrytëzuesi.Prishtinë 13 Tetor 2008 – Duke i ndjekur trendet kompanive më të mëdha botërore të telekomunikimit, telefonia mobile IPKO sjell aplikacionin i cili u lehtëson konsumatorëve të saj përdorimin shërbimeve ne mënyrë interaktive dhe pa mbajtur ne mend dhjetëra kode.
IPKO MENY është shërbimi më i ri i që lansohet nga telefonia mobile IPKO, prej te martës (14 tetor 2008). Ky shërbim integrohet në SIM kartelën e secilit përdorues dhe jep mundësi që në menynë e telefonave mobil të çdo përdoruesi të shërbimeve të telefonisë mobile IPKO të paraqitet një ikonë e re (e emërtuar IPKO) e cila lehtëson përdorimin e shërbimeve në mënyrë automatike.
Me IPKO MENY çdo shfrytëzuesi në mënyrë automatike i aktivizohen shërbimet si: gjendja e llogarisë, ndërrimi i pakove, Rrethi Im,
transferi i kredisë, aktivizimi apo deaktivizimi i pakove dhe shërbimet tjera pa pasur nevojë që shfrytëzuesi të mbajë në mend kodet për aktivizimin e këtyre shërbimeve.
Përdoruesi ngarkohet me pagesë të njëjtë për çdo SMS qe dërgohet për aktivizim/deaktivizim të shërbimeve, sikur me aktivizim manual të këtij shërbimi.
Kur IPKO MENY’ja aktivizohet për herë të parë, çdo klikim shkakton vonesa të shkurta, për shkak të shkarkimit të dhënave në telefon. Më pas ky shërbim funksionon lehtë dhe shpejtë.
* Kliko këtu për pyetjet ndihmëse për IPKO MENY


