Pakot

ZGJIDHNI LIRINË DHE SUPER SHPEJTËSINË!

 

Harroni llogaritë mujore.

Me kartela mbushëse ju vendosni kur do të paguani internetin.

 

Ndërroni pakon saherë të doni.

Kur e shfrytëzoni më pak internetin bleni pakon më të vogël dhe e kundërta.

PAKO 1



2 Mbps / 2GB TRANSFER / 9.95 EUR

Ky është produkti fillestar, por i shpejtë. E preferojmë për komunikim të përditshëm (e-mail, MSN, etj.), shfletim të shpejtë të web-faqeve dhe shkarkim të kohëpaskohshëm të muzikës dhe videove. Kjo pako ka transfer të limituar, mirëpo 2GB janë të mjaftueshëm për këto kërkesa.

PAKO 2



8Mbps / 8GB TRANSFER / 19.95 EUR

Kjo është  pakoja bindshëm më e shpejtë në treg! Bëhuni gati për shfletim të faqeve brenda milisekondave, download të muzikës dhe videos sa hapë e mbyllë sytë. Të jeni të bindur se pas një muaji përsëri do ta bleni pakon e njejtë... është thjeshtë e parezistueshme!

PAKO 3


512 Kbps / TRANSFER PA LIMIT / 14.95 EUR

Me këtë pako do të keni qasje në internet me shpejtësi solide, pa kufizime në transfer. Ky opsion është ideal për ata që e përdorin rregullisht internetin dhe nuk duan të brengosen sa shpenzojnë transfer. Kjo pako ju lejon të lidhni 2 PC në të njejtën kohë, brenda shtëpisë tuaj. Kjo është pikërisht ajo që ju duhet. 

PAKO 4


2 Mbps / TRANSFER PA LIMIT / 24.95 EUR

Ata që zgjedhin këtë pako nuk kanë pse të brengosen për shpejtësi, limit për transfer apo kabllo të internetit. Kjo pako është për njerëz pa kompromise dhe shfrytëzues të pamëshirshëm. Me këtë pako keni mund edhe rrjetin “wireless” falas si dhe të lidhni 2 PC në të njejtën kohë, brenda shtëpisë tuaj. Ju lumtë, sapo u bëtë pjesë e ekipit tonë!