Pakot Prepaid

Telefonia Mobile  IPKO  -  Zgjidhje për çdokënd


Çmimoret fleksibile me shërbime të ndryshme

IPKO e di që asnjë klient nuk është i njëjtë. Dikush flet shumë me anëtarët e familjes, dikush i shkruan porosi shoqërisë më me ëndje. Dikush flet gjatë ditës, dikush flet gjatë natës. Prandaj, edhe ofrojmë tarifa të ndryshme, për nevoja të ndryshme të klientëve.

 

Janë tri pako bazë, që u ofrohen tre lloj përdoruesve:


Fillo

Fjala kryesore për këtë pako fillestare është “thjeshtësia”. Me shërbime të thjeshta dhe çmime të mira, është një zgjedhje ideale për individë që dëshirojnë shërbime të mira për vete, pa e komplikuar shumë.

Thirrje më të lira me të afërmit tuaj!

Pako për muhabet të mirë. Kjo pako përmban çmime të ulëta për thirrje, dhe pakëz më të larta për porosi të shkruara. Do të bisedoni me familjarët dhe miqtë tuaj më shpesh e më gjatë. Fol shlirë.

Gjithmonë në kontakt me SMS-a më të lirë

Pako për ata që më të shpejtë i kanë gishtat sesa gjuhën. Pako TUNG ofron tarifa fenomenale për dërgimin e porosive të shkruara (SMS).
Si llokum i posaçëm janë dërgimet e porosive me fotografi (MMS) dhe përdorimi i Internetit (GPRS).
Rrini gjithmonë në kontakt me rrethin tuaj të miqve më të mirë.