Pyetjet e shpeshta për përdoruesit Postpaid

Minutat dhe SMS’të

Pakot Postpaid kanë minuta dhe SMS që ju takojnë me pako, ndërsa minutat dhe SMS’të shtesë paguhen esktra, nëse i përdorni.

1. Çfarë ndodh nëse i shpenzoj minutat dhe SMS’të e pakos, para se të përfundojë muaji?
Në këtë rast aplikohen tarifat e Postpaid për minutat dhe SMS’të shtesë, të cilat janë më të ulëta sesa me Prepaid (Fillo, Allo, Tung).

2. Çfarë ndodh nëse e arrij limitin e llogarisë, por kam ende minuta dhe SMS të pakos?
Deri me datën 1 të muajit të ardhshëm, mund të përdorni vetëm minutat dhe SMS’të që ju kanë mbetur në pako. Ndërkaq, për të bërë thirrje dhe për të dërguar SMS jashtë pakos, mund ta mbushni llogarinë sikur për Prepaid, deri sa të riaktivizohet pako në muajin vijues. Shuma që tepron mbetë në llogarinë tuaj.

3. Çfarë ndodh nëse i shpenzoj minutat dhe SMS’të e pakos, dhe e arrij limitin e llogarisë/faturës para se të përfundojë muaji?
Në këtë rast ju njoftojmë me SMS që e keni arritur limitin, dhe:

- Ju mund vetëm të pranoni thirrje dhe SMS, derisa ta paguani faturën në fillim të muajit.
- Për të bërë thirrje dhe për të dërguar SMS, mund të mbushni llogarinë sikur për Prepaid, me çfarëdo shume që doni.
- Në fillim të muajit të ardhshëm aktivizohet pako prej fillimit.


Fatura

1. Si funksionon limiti i faturës?
Do të jeni të qetë, duke e ditur që fatura e juaj nuk do ta tejkaloj limitin që e keni caktuar vet. Nëse e arini limitin e faturës para se të përfundoj muaji, do t’ju njoftojmë me SMS.

2. Çfarë ndodh nëse fatura paguhet pas datës 7 të muajit?
Pagesën duhet ta bëni në shitore të IPKO’s.

3. Çfarë ndodh nëse nuk paguhet fatura as pas datës 7 të muajit?
Pas datës 7 nuk mund të bëni thirrje apo të përdorni ndonjë shërbim tjetër, por vetëm të pranoni thirrje dhe SMS. Kjo vlen për 3 muajt e ardhshëm. Pas 3 muajve anulohet kontrata Postpaid.

4. Çfarë ndodh nëse nuk dëshiroj ta përdor më shërbimin Postpaid?

Atëherë duhet të paraqiteni në shitoret e IPKO’s, brenda afatit të caktuar me kontratë.