1. Ku shfaqet IPKO MENY në telefonin tim?
IPKO MENY shfaqet në menynë kryesore të telefonit tuaj, mirëpo në disa raste mvaret prej modelit të telefonit që keni. Në vijim, i keni disa shembuj ku mund ta shihni IPKO MENY nëse nuk e shihni në menyne kryesore:
Nokia: Main menu > IPKO
Samsung: Main menu > Applications > IPKO
LG: Main menu > Tools > IPKO
SonyEricsson: Main menu > Tools > IPKO
IPhone: Settings > Phone > SIM application
2. Pse duhet përdoruesi ta përdorë këtë aplikacion?
Për t’i menaxhuar - shfrytëzuar më lehtë shërbimet që i ofron IPKO
3. A ngarkohem me pagesë shtesë për shërbimin IPKO MENY?
Jo. Ky shërbim ofrohet falas nga IPKO që të lehtësojë procedurat e përdorimit të shërbimeve të ofruara nga IPKO. Në qoftë se klienti është jashtë Kosovës, atëherë po qe se e përdor IPKO MENY-në, tarifohet me tarifa internacionale të SMS-ve.
4. A e ngarkon memorjen e telefonit ky aplikacion?
IPKO MENY nuk e ngarkon memorien e telefonit tuaj mobil.
5. A mund të përdoret ky aplikacion nga të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile IPKO?
Aplikacioni paraqitet në të gjitha SIM kartelat e IPKO-s, pa marrë parasysh se çfarë pakoje janë duke e përdorur. Apo se çfarë përdoruesi janë (Përdorues te biznesit Prepaid/Postpaid, apo përdorues privat Prepaid/Postpaid).
Disa meny-opsione mund të përdoren nga përdoruesit privat, ndërsa të mos përdoren nga përdoruesit për biznese postpaid/prepaid (shembull: ndërrimi i pakos, rrethi im, transferi i kredisë nuk mund të përdoren nga përdoruesit për biznese dhe përdoruesit privat postpaid)
6. Nëse e ndërroj planin, duke klikuar në meny, a ngarkohem me pagesë?
Po. Përdoruesi ngarkohet me pagesën normale për secilin veprim që e ekzekuton (ndërrim pakoje, shtim/largim nga rrethi, etj.). Gjithashtu, ngarkohet edhe me pagesën e SMS-it.
7. Nëse përdoruesi kërkon ta largojë IPKO meny-në, a mund të bëhet kjo?
Jo. Përdoruesi mund të vazhdojë të mos e përdorë IPKO meny-në. Mirëpo ikona IPKO MENY nuk mund të largohet nga meny-ja e telefonit mobil, pasiqë është pjesë e SIM kartelës.
8. Pse nuk shfaqen meny-të pasi kam klikuar në IPKO ikonën?
Sepse herën e parë duhet të presni deri në 20 sekonda që të shkarkohet meny-ja në telefon. Gjatë kësaj kohe, ju nuk duhet të klikoni asnjë buton tjetër sepse me këtë veprim nuk do të shpejtohet procesi, në të kundërtën procesi do ta vonohet edhe më shumë.
9. Pse duhet pritur çdo herë kur hy në ndonjë nga meny-opsionet?
Kjo ndodh për herën e parë, sepse merr pak kohë derisa të shkarkohen informatat e specifikuara për atë meny-opsion. Përdoruesi nuk duhet të prekë ndonjë buton tjetër në telefon derisa të përfundon kjo procedurë.


