TVim

TVim është televizori yt personal!

Shikoni kanalet më interesante të IPKO-së nga telefoni i mençur, tableti, laptopi apo kompjuteri juaj. TVim ju mundëson ta keni televizorin tuaj personal kudo në Kosovë. Përdoruesëve të pajisjeve të mençura mobile u nevojitet qasje në Wireless që të kenë mundësinë të shijojnë TVim dhe të mos humbin asgjë në kanalet e tyre të preferuara.
TVim mund të përdoret njëkohësisht në dy pajisje të ndryshme mobile, brenda dhe jashtë shtëpisë, në të gjitha zonat IPKO WIFI.

Si ta aktivizoj TVim?

Aktivizimi i TVim bëhet me SMS duke dërguar emrin e llogarisë tuaj ose numrin e smart kartelës në numrin 55355 ose duke vizituar ndonjërin nga dyqanet e IPKO-së. Aktivizimi për një muaj është vetëm 3.06 EUR.Klientët e pakove Premium dhe Premium HD përfitojnë qasje FALAS në TVim.

Si dhe ku mund të shikoj TVim?

Vizito tvim.tv dhe regjistrohuni me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, apo përmes shkarkimit pa pagesë të aplikacioneve mobile për sistemet operative iOS dhe Android.

  • Për të shikuar TV përmes kompjuterit personal apo laptopit, vizito: www.tvim.tv
  • Për të shkarkuar aplikacionin për pajisjet me iOS (iPhone ose iPad) vizito: www.tvim.tv/ios
  • Për të shkarkuar aplikacionin për pajisjet me Android vizito: www.tvim.tv/android

TVim FALAS për pakot Premium dhe Premium

Me TVim, 24 kanalet tuaja të preferuara, mund t’i merrni kudo me vete. Tani, TVim vjen FALAS, për të gjithë abonuesit e pakove Premium dhe Premium HD.

Për përdoruesit e pakove tjera të televizionit kabllor digjital të IPKO-së, aktivizimi i TVim kushton 3.06 euro në muaj, dhe mund të bëhet duke vizituar ndonjërin nga dyqanet e IPKO-së apo duke dërguar SMS në numrin 55355 me emrin e llogarisë ose numrin e kartelës smart, ndërsa shërbimi mund të përdoret në dy pajisje të ndryshme mobile, njëkohësisht brenda shtëpisë si dhe në të gjitha zonat e IPKO WIFI edhe jashtë shtëpisë.

Tabela_kanaleve

TVIM është  i limituar në rrjetin e IPKO-së për shkak të drejtave për transmetim të përmbajtjes.