Me cilat pakot vijn kanalet HD dhe sa është çmimi i abonimit?
Kanalet HD vijn me pakot TRIO HD dhe DUO Premium HD. Çmimi për abonimin në pakon TRIO HD, është 209.95EUR për 6 muaj, ndërsa kushton 309.95EUR për 12 muaj. Çmimi për abonimin në pakon DUO Premium HD është 199.95EUR për 6 muaj, ndërsa kushton 299.95EUR për 12 muaj.
A mund ta përdori Wirelessin në cilëndo pako të shërbimeve të kombinuara?
Wirelessin mund ta përdorni, pavarësisht në cilën pako jeni të abonuar, por ju duhet ta bleni atë shtesë. Në dyqanet tona Wireless-i kushton 20EUR.
Cili është çmimi i aktivizimit të pakos nëse jam klient i ri?
Çmimi për aktivizimin e pakos është 20EUR.
Cilat janë perparësitë e Pakos DUO në çmim?
Me Pakon DUO ju i kurseni 10 euro, duke blerë Internetin të 14.95EUR dhe Televizionin Digjital 14.95EUR për vetëm 19.95EUR/muaj.
Çfarë marr me pakon Quatro dhe për çfarë çmimi?
Me pakon Quatro ju merrni katër shërbime në një faturë. Ju do ta merrni televizionin digjital, internet, telefoninë fikse dhe mbushje për telefoni mobile. Ju mund të zgjedhni mes katër pakove, varësisht prej preferencave tuaja: Quatro 1 kushton 29.95EUR/muaj për 1 vit, Quatro 2 kushton 34.95EUR/muaj për 1 vit, Quatro 3 kushton 39.95EUR/muaj për 1 vit si dhe pako Quatro 4 për 42.45EUR/muaj për 1 vit.






