Kushtet e veçanta të abonimit në shërbimin e telefonisë fikse të ofruar nga IPKO, si dhe Kushtet e përgjithshme të abonimit në shërbimet e Telekomunikimit të IPKO’s, përbëjnë në tërësi marrëveshjen në mes të Abonuesit dhe IPKO-s, ku në mënyrë të detajuar përshkruhen të drejtat dhe obligimet e të dy palëve.
Është e domosdoshme që Abonuesit të lexojn me kujdes dokumentin e përshkruar më poshtë, në mënyrë që të kenë të qartë shërbimin të cilin e ofron IPKO, si dhe kushtet për të përdorur këtë shërbim. Abonuesi duhet të ketë të qartë se me vet nënshkrimin e Kontratës deklaron se ka lexuar dhe pajtohet me të gjitha kushtet që ky dokument parasheh.






