Flex 200 - 14.95 € në muaj
Me Postpaid pako Flex 200 nga IPKO, përfitoni kohë bisede më shumë me të gjithë operatorët e telefonisë mobile dhe fikse brenda vendit, IPKO Mobil, IPKO Fiks, Vala, PTK dhe D3 Mobil. Pako Flex përmban 200 minuta dhe 50 SMS për të gjithe operatorët. Thirrja brenda Flex 400 është 8 cent në minutë.
| Flex 200 |
| 200 minuta në: |
| IPKO mobil, D3 Mobile dhe Vala |
| IPKO fiks dhe PTK |
| 50 SMS në: |
| IPKO mobil, D3 Mobile dhe Vala |
| 50 MB internet në mobil |
| 14.95€ në muaj |
Çmimet shtesë
Çmimet shtesë janë tarifa që aplikohen për thirrje dhe SMS-a që ju i bëni apo dërgoni pasi që të keni shpenzuar ato minuta dhe/apo SMS të pakos Postpaid që keni zgjedhur.
| Shërbimi/Çmimi | |
| Minutat Shtesë | EUR |
| Në IPKO Mobil, IPKO fiks dhe D3 Mobile | 0.08 |
| Në Vala dhe PTK | 0.12 |
| SMS Shtesë | EUR |
| Në IPKO mobil dhe D3 Mobile | 0.04 |
| SMS Në Vala | 0.04 |
Do të keni kontroll të plotë mbi shpenzime
Mos u brengosni për shumën e faturës së përmuajshme. Me Postpaid nga IPKO, ju keni kontroll të plotë për shpenzimet tuaja.
- Kontrolloni gjendjen e llogarisë në çdo kohë: Thjesht thirrni *123#, falas, për tu informuar se çfarë shume ka arritur llogaria e kredisë së telefonit tuaj.
- Caktoni limitin: Caktoni kufirin e shpenzimeve, që planifikoni ta bëni. Kufirin e caktoni me anë të depozitës, e cila ju kthehet në rast se mendoni të ndëroni ofertën apo edhe ta ndërpritni kontratën.
Caktoni kufirin e faturës, me anë të depozitës, nga opsionet në vijim:
- Postpaid 400: 30, 50, 70, 100 ose 200 €
- Postpaid 1000: 50, 70, 100, 200 ose 500 €
Fleksibilitet i jashtëzakonshëm i pagesës
Mos humbni kohë me rimbushje të llogarisë. Me pakot Postpaid, pagesa është punë e shpejtë dhe e thjeshtë. Faturën mund ta paguani deri në ditën e 8 të muajit në ora 10:00, në këto vende:
- Në dyqane të IPKO-së
- SMS mbushje nëpërmjet NLB Bank
- Në IPKOmat (në bankomatët e ProCredit Bank)
- SMS mbushje nëpërmjet TEB Bank
- me kartelë mbushëse të cilat mund t’i blini në mbi 2.500 pika të distribuimit
Përmes SMS-it do të jeni rregullisht të njoftuar për afatet e pagesave të llogarisë së postpaidit.
Vlefshmëria e llogarisë Flex 200
- Kohëzgjatja e pakos
Pako Flex 200 vlen një muaj kalendarik. Pra, prej datës 1 deri në fund të muajit, kur edhe ju lëshohet fatura me SMS. Me datën 1 të muajit vijues, aktivizohet pakoja e re.
- Afati i pagesës së llogarisë
Llogarinë mund ta paguani prej datës 1 deri më datën 8 të muajit, më sakt deri në ora 10:00.
- Ndërprerja e shërbimit
Nëse llogaria nuk paguhet deri më datën 8 të muajit në ora 10:00, suspendohen thirrjet dhe SMS-ët dalës.
- Anulimi i kontratës Flex 200
Nëse fatura nuk paguhet as pas 3 muajsh, atëherë borxhi shlyhet nga depozita që e keni lënë dhe anulohet kontrata Flex 200.



