Për të bërë thirrje në Kosovë gjatë qëndrimit tuaj jashtë saj, duhet t’i shtoni kodet përkatëse, varësisht se në numrat e të cilit operator thërrisni.
Për thirrje në numra të telefonisë mobile të IPKO-s:
- +386 49 xxx xxx, ose 00386 49 xxx xxx, për shembull +386 49 700 700
Për thirrje në numra të telefonisë fikse të IPKO-s:
- +386 43 xxx xxx ose 00386 xxx xxx, për shembull: +386 43 700 700
Për të bërë thirrje në ndonjë shtet jashtë Kosovës, po ashtu duhet t’ia shtoni numrit, kodin përkatës të shtetit të cilin thërrisni. Për shembull nëse doni të thërrisni në Angli, duhet të shtypni kodin si në vazhdim:
- +44 xx xxx xxx
Ndërsa, për të bërë thirrje nga ato shtete ku e shihni se keni vështirësi për të bërë thirrje apo edhe nga ato shtete ku IPKO ende nuk ka partneritet, atëherë, për të bërë thirrje përdorni shërbimin USSD, duke shtypur kodin si në vazhdim:
- *125* (kodi) xx xxx xxx #, për shembull: *125* 0038649700700 #




