Mbushje dhe validiteti

Kredinë e telefonit mund ta mbushni në disa mënyra:

  • Kartelë gërvishtëse
  • Mbushje elektronike, apo Top – Up
  • Mbushje mobil – klientë të distributorët,
  • Transferit të kredisë,
  • SMS Top Up me Banka Ekonomike
  • SMS Top Up me Banka për Biznes
  • SMS Top Up me NLB Prishtina
  • SMS Top Up me ProCredit
  • SMS Top Up me Raiffeisen Bank
  • SMS Top Up me TEB Bank
  • IPKOMat, mbushje përmes ATM-ave të Procredit Bankës

Të gjitha këto mënyra ju mundësojnë që të jeni në kontakt të vazhdueshëm me të tjerët.

Kartelat gërvishtëse: 5€, 10€, dhe 20€

Kartelat gërvishtëse mund t’i blini në të gjitha dyqanet dhe te distributorët e autorizuar të IPKO-s.

Për të mbushur llogarinë e telefonit nëpërmjet kartelave gërvishtëse ju duhet të zbuloni kodin dhe të shtypni: *123* kodi i zbuluar 16 shifrorë#

Për të mbushur llogarinë e dikujt tjetër, shtyp: *123 *kodi i zbuluar 16 shifrorë*(numri i telefonit)#

Mbushje elektronike (TOP-UP)

Nëpërmjet mbushjeve elektronike, vendosni ju se sa do ta mbushni llogarinë e telefonit tuaj. Zgjidhni shumën e kredisë që dëshiron ta mbushni kredin e telefonit, prej 1.00 € deri 50.00 €.

Validiteti

Koha e validitetit të mbushjes se llogarisë tuaj varet nga shuma e kredisë me të cilën vendosni ta mbushni llogarinë e telefonit dhe aplikohet nga momenti kur të bëhet mbushja:

Shuma e mbushjes Validiteti*
1€ 10 ditë
2€ 20 ditë
3€ deri 4€ 60 ditë
5€ deri 9€ 90 ditë
10€ deri 19€ 180 ditë
20€ dhe më shumë 330 ditë

*Validiteti, të cilin e përcaktoni me anë të mbushjes së zgjedhur, tregon kohën gjatë së cilës ju mund t’i shfrytëzoni të gjitha shërbimet e telefonisë mobile, ndërsa pasi të kaloj koha e caktuar prej për shembull 10 ditëve, 20 ditëve, 30 ditëve e të tjera, ju për 30 ditë të ardhshme, mund vetëm të pranoni thirrje.

Gjatë këtyre 30 ditëve, nëse nuk e rimbushni telefonin tuaj, atëherë numri juaj do të suspendohet.

Rekomandojmë

  • package title

    Rrafsh

    8.5 cent/minutë drejt të gjithë operatorëve në Kosovë.

  • package title

    Allo

    Komunikoni shpesh dhe gjatë, me 10 persona më të afërt.

  • package title

    Tung

    SMS-a për vetëm 2 cent me 10 persona më të afërt.

Shërbimet më të kërkuara

Facebook Zero

Qasuni në profilin tuaj të Facebook në çdo kohë, shpejt dhe krejtësisht falas, nga telefoni juaj mobil, nëpërmjet Facebook Zero.

Super Rrethi

Fol me 10 veta pa ndërprerë, për tërë javën apo muajin, për vetëm 1 cent në minutë.

Nokia C3 me Extra 6

Për vetëm 7.50EUR në muaj, ju merrni falas 300min, 300SMS, 300MB dhe 300MMS.