SMS Top Up me TEB
Përmes xhirollogarisë së TEB-it ju mund të bëni mbushje të telefonisë mobile, internetit, televizionit digjital, DUOTV dhe DUOFIX. Dërgoni një mesazh në numrin 50001 me tekstet në vijim, varësisht se cilin shërbim dëshironi të mbushni:
Për mbushje të llogarisë së telefonit mobil IPKO:
- Shkruani numrin e telefonit mobil (pa zeron e parë) “hapësirë” shumën me të cilën doni të mbushni llogarinë dhe e dërgoni mesazhin në 50001
- p.sh. “49xxxxxx5” (për mbushje të 5€)
Mbushjen e telefonit përmes xhirollogarisë së telefonit mund ta bëni në shumë prej 1 deri 100€.
Për mbushje të llogarisë së internetit IPKO:
- Shkruani fjalën ipko, emrin e përdoruesit, hapësirë dhe ‘int’ në numrin 50001 për të bërë mbushjen e internetit.
- p.sh. ipko(hapësirë)emri i përdoruesit(hapësirë)int
Për mbushje të llogarisë së televizionit IPKO:
- Shkruani fjalën ipko, emrin e përdoruesit, hapësirë dhe ‘tv’ në numrin 50001 për të bërë mbushjen e televizionit
- p.sh. ipko(hapësirë)emri i përdoruesit(hapësirë)tv
Për mbushje të llogarisë së DUO TV (televizion dhe internet) IPKO:
- Shkruani fjalën ipko, emrin e përdoruesit, hapësirë dhe ‘duotv’ në numrin 50001 për të bërë mbushjen e DUO TV
- p.sh. ipko(hapësirë)emri i përdoruesit(hapësirë)duotv
Për mbushje të llogarisë së DUO internet dhe fiks IPKO:
- Shkruani fjalën ipko, emrin e përdoruesit, hapësirë dhe ‘duofix’ në numrin 50001 për të bërë mbushjen e DUO FIX
- p.sh. ipko(hapësirë)emri i përdoruesit(hapësirë)duofix
Ky shërbim vlen për pakot një mujore. Vizito degën më të afërt dhe regjistrohu.





