Procesi i instalimit të resiverit

Në kutinë tuaj gjenden: marrësi digjital (resiveri), telepiloti, bateritë, kartela SMART dhe kablloja RGB tri ngjyrëshe.

 

Si të veprohet me të?

  1. Nga kutia nxirre marrësin digjital dhe kabllon RGB tri ngjyrëshe. Fillimisht, njërën anë të kabllos RGB me tri ngjyra e kyçni në marrësin digjital sipas ngjyrave, d.m.th. e bardha tek e bardha, e kuqja tek e kuqja dhe e verdha tek e verdha. Ana tjetër e kabllit kyçet në TV, gjithashtu sipas ngjyrave.
  2. Nga televizori, hiqeni kabllon e antenës dhe e vendosni mbrapa marrësit digjital në ANT IN (Antenna In).
  3. Kartën SMART e vendosni në pjesën e përparme të marrësit me çipin e kthyer poshtë.
  4. Marrësin digjital e fusni në rrymë. Në TV e kërkoni programin përkatës AV1, ose AV2. E ndezni marrësin dhe në ekran shfaqet logoja e IPKO-s, pas saj del dritarja “Kërkim Manual”.

Në pilotin me butonat me shigjetat lart-poshtë, lëvizni nëpërmjet menusë dhe rregullo:

  1. Frekuenca– “306000” mbetet njësoj
  2. Symbol Rate – “6956” e vendoseni në “6952” ose që nga fillimi e vendoseni në “automatic upgrade” dhe në këtë mënyrë ju nuk keni nevoj të manovroni me këtë opcion
  3. Const. – “64-QAM”
  4. Rrjeti – mbetet "I Ndezur"

Në fund të dritarës, nëse sinjali ju shfaqët rreth 60% dhe kualiteti rreth 90% atëherë, lirisht, e shtypni butonin OK dhe kështu, automatikisht fillon kërkimi i kanaleve.

Pasi të ketë përfunduar procedura dhe kërkimi, paraqitet lista e kanaleve dhe kështu jeni gati t’i përjetoni kanalet digjitale të IPKO-s.

Pakot 

  • Familjare

    85 kanale të përzgjedhura për argëtimin e tërë familjeje, për vetëm 14.95€/muaj.

  • Premium

    Kanalet më të mira, përfshirë Super Sport, mund t’i merrni për vetëm 16.66€/muaj, për 12 muaj.

  • Premium HD

    Kanalet HD, Premium dhe Super Sport brenda një pakoje, me abonim për 6 apo 12 muaj..

Shërbimet më të kërkuara

Digi Gold

Filmat më të fundit dhe eventet sportive më ekskluzive mund ti gjeni vetëm në DigiGold, përmes shërbimit Pay Per View.

Super Sport

Ndiqni orarin e të gjitha eventeve sportive të kanaleve Super Sport.