SMS Top Up me PreCredit Bank
Ju mundëson mbushjen e telefonit mobil, internetit dhe televizionit digjital si dhe pakot DUO TV dhe DUO FIX duke dërguar një SMS në 50333.
Për mbushje të llogarisë së telefonit mobil IPKO:
- Shkruani numrin e telefonit mobil “hapësirë” shumën me të cilën doni të mbushni llogarinë dhe e dërgoni mesazhin.
- p.sh. “049xxxxxx5” (për mbushje të 5€)
Për mbushje të llogarisë së IPKO FIKSIT:
- Shkruani numrin e telefonit fiks “hapësirë” shumën me të cilën doni të mbushni llogarinë dhe e dërgoni mesazhin.
- p.sh. “038xxxxxx 5” (për mbushje të 5€)
Për mbushje të llogarisë së TELEVIZIONIT, INTERNETIT apo SHËRBIMEVE TË KOMBINUARA:
- Ju vetëm duhet të shkruani llojin e llogarisë që doni ta mbushni: tv, internet, DuoTV apo DuoFix dhe e dërgoni porosinë.
- p.sh. “DuoFix”
- Në rast se doni të mbushni ndonjë llogari tjetër nga ajo të cilën e keni të regjistruar në kontratë, duhet të shkruani: emrin e përdoruesit të regjistruar në IPKO “hapësirë” llojin e llogarisë: TV, INTERNET, DUOTV apo DUOFIX dhe e dërgoni mesazhin.
- p.sh. “shfrytëzuesi1 DuoTV”






