Mbushni shërbimet e IPKO-së, në çdo kohë, përmes SMS-it dhe xhirollogarisë bankare!
SMS Top Up është shërbim që ju ofron klientëve mundësinë që përmes SMS-it dhe xhirollogarive bankare, ta mbushin:
- IPKO llogarinë e telefonit mobil,
- IPKO TV,
- IPKO internet, si dhe
- shërbimet e kombinuara.
SMS Top Up ju mundëson t’i shfrytëzoni mjetet tuaja nga llogaria rrjedhëse të bankes ku e keni xhirollogarinë. Gjithashtu ju mund të autorizoni deri në 4 persona të afërt të cilët mund të shfrytëzojnë mjetet nga llogaria juaj rrjedhëse për të mbushur llogaritë e IPKO shërbimeve.
Këtë shërbim mund ta kryeni përmes disa bankave, varësisht se ku e keni llogarinë tuaj:
- Banka Ekonomike
- Banka private e Biznesit
- NLB Prishtina
- ProCredit Bank
- Raiffeisen Bank
- TEB Bank
Shërbimi ofrohet 24 orë në ditë, 7 ditë, përmes IPKO telefonisë mobile.
Vizitoni degën më të afërt të Bankës tuaj që të regjistroheni për shërbimin SMS Top UP.



