IPKO tashmë njihet për inicimin dhe përfshirjen në projekte dhe aktivitete me përgjegjësi sociale në sektorë të ndryshëm, me theks të veçantë në sektorin e shëndetësisë. Gjatë këtij viti, fokusi ynë do të jetë në fushatat e vetëdijesimit për kancerin!

Ne e konsiderojmë shumë të rëndësishme që njerëzit të vetëdijesohen për mënyrat e shumta të parandalimit, mbrojtjes dhe rëndësisë së kontrolleve të vazhdueshme që mund të çojnë në zbulimin e hershëm të kancerit dhe shpëtimin e jetës.

Ndryshimi i stilit të jetesës ndikon në uljen e probabilitetit për t’u prekur nga kanceri, përfshirë edhe kategorinë e atyre të konsideruar me rrezik të lartë për t’u prekur.

Këtu kemi paraqitur disa këshilla parandaluese, faktorët e rezikut dhe llojet e trajtimit të kancerit, që gjithsecili duhet t’i ketë parasysh.

Për më shumë informata kliko këtu

 

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?