Backup

IPKO Backup është një shërbim i destinuar kryesisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ky shërbim mundëson krijimin e një kopjeje rezervë të përmbajtjes suaj të rëndësishme(të dhënave të biznesit, imazheve, dosjeve, bazave të të dhënave, etj.) nga pajisjet tuaja në një hapësirë të sigurt në serverët që gjenden në objektet e IPKO-së. Për të mundësuar krijimin e kopjes rezervë nga pajisjet e tyre, klientët duhet të shkarkojnë softuerin për krijim të kopjes rezervë (Backup Client Software) nga uebsajti i IPKO-së (në bazë të emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit të siguruar përmes procesit të regjistrimit) dhe ta instalojnë atë në pajisjet e tyre.

Softueri për krijimin e kopjes rezervë funksionon vetëm në pajisje me sistem operativ MS Windows. Softueri mund të ruajë kopje të të gjitha të dhënave që gjenden në pajisje të tilla. Gjithashtu i mbështet funksionin ‘disk imaging’. Të dhënat e ruajtura enkriptohen me AES-256.

Ky shërbim ofrohet në tri pako të cilat dallojnë për nga kapaciteti i hapësirës së disponueshme për kopje rezervë. Kapaciteti mund të shtohet me nga 100 GB.

Backup 1

50GB
kapacitet për backup

Backup 2

100GB

kapacitet për backup

Backup 3

200GB
kapacitet për backup

Për më shumë pyetje, ju lutemi na kontaktoni ict@ipko.com

 

Rreth Qendrës së të Dhënave të IPKO-së