Çka është Office 365?

Office 365 është eksperiencë e integruar e aplikacioneve dhe shërbimeve, dizajnuar për t’ju ndihmuar që ta zhvilloni biznesin tuaj. Merrni aplikacionet si Word, Excel, PowerPoint e shumë të tjera, të përditësuara çdo muaj me veçoritë më të fundit!

Puno shlirë!

Me aplikacionet e Office ju do të jeni në gjendje që t’i kryeni punët e juaja kudo që ndodheni, duke pasur qasje online deri në 5 PC/Mac, 5 Tablete dhe 5 Smartphonë me vetëm një blerje. Krijoni dokumente, editoni ato, përfitoni e-mail dhe hapësire në cloud, komunikoni lirshëm me bashkëpunëtorët tuaj dhe përfitoni prej mjeteve më të avancuara analitike.

 

Për më shumë pyetje, ju lutemi na kontaktoni në ict@ipko.com

Pse ta përdorni Office 365?

–   A jeni duke përdorur serverë të vjetër dhe kostot e menaxhimit dhe mirëmbajtjes së tyre vetëm po rriten çdo ditë?

–  A jeni duke përdorur versione të vjetra të Office (si Office 2003) dhe keni problem me përshtatje, shpërndarje dhe editim të dokumenteve?

–  A dëshironi të keni qasje në aplikacionet dhe të dhënat nëpër kompjuterë dhe smartphonë në çdo kohë dhe kudo?

–  A dëshironi që dokumentet e juaja të jenë në laptop, tablet dhe smartphone?

–  A jeni kompani që po rritet dhe dëshiron t’u ofrojë të gjithë të punësuarve të saj një pako uniforme për produktivitet dhe me mjete bashkëpunimi e mbështetje të duhur nga IT për proceset dinamike të biznesit?

–  A dëshironi që ta përdorni një shërbim ‘cloud’ në përputhje me rritjen e biznesit tuaj në vend të kostos së madhe të blerjes së ambientit tuaj ICT?

Nëse përgjigja juaj është PO për njërën nga pyetjet më lartë, atëherë Office 365 është çka ju duhet për të pasur produktivitet më të lartë dhe shtim të vlerës së biznesit tuaj!

Pse IPKO?