Menaxho llogarinë e biznesit tënd online!

Aktivizo pasqyra.ipko.com dhe menaxho llogarinë e biznesit tënd online, 24 orë në ditë, kudo që të jesh!

Për të aktivizuar këtë shërbim, bizneset që janë pjesë e IPKO-së duhet të kontaktojnë zyrtarin e shitjes i cili është përgjegjës për biznesin e tyre.

 

Llogaria e biznesit tuaj në pasqyra.ipko.com përmban këto mundësi:

SHËRBIMET

Mundësia për t’i shikuar dhe menaxhuar të gjitha shërbimet aktive, duke përfshirë qasje në Telefoninë Mobile, Internet, Televizion Digjital dhe Telefoninë Fikse.

TELEFONIA MOBILE

Qasje në të gjithë numrat postpaid të cilët janë të regjistruar në emër të kompanisë suaj. Menaxhuesi i llogarisë suaj ofron qasje në tarifën e këtyre numrave, shpenzimet e telefonatave dhe aktivitetet tjera brenda një numri, duke përfshirë aktivitetet si: SMS-të e dërguar dhe shpenzimet e internetit në mobil.

INTERNETI

Ju mund të keni qasje në lidhjet aktive të internetit, ku për secilën lidhje do të mund të shikoni llojin, përdoruesin, tarifën dhe gjendjen e llogarisë.

TELEVIZIONI DIGJITAL IPKO

Qasje në të gjitha TV lidhjet digjitale për të parë llojin, tarifat dhe gjendjen e këtyre lidhjeve.

TELEFONIA FIKSE

Qasje në të gjitha lidhjet aktive të telefonisë fikse, duke përfshirë përdoruesit, tarifat, llogarinë dhe gjendjen.

PAGESAT

Shikimi i të gjitha pagesave të realizuara përgjatë një kohe të caktuar, duke parë vlerën e tyre dhe datën në të cilën janë bërë pagesat.

FATURAT

Monitorim i të gjitha faturave, duke parë datat e sakta kur duhet bërë pagesa e tyre. Kjo mundësi do të ndihmojë në mbarëvajtjen e biznesit dhe gjithmonë do të informoheni me SMS për arritjen e faturës së rradhës në pasqyra.ipko.com

Ky shërbim poashtu lejon ruajtjen dhe printimin e faturave.

Aktivizo llogarinë e biznesit tënd tani, dhe përfito nga platforma e ndërtuar enkas që ju t’i menaxhoni sa më lehtë shërbimet tuaja në IPKO.