Se çfarë ekipi do të ndërtoni për biznesin tuaj, varet prej pakos që do të zgjedhni dhe prej numrit të punëtorëve që do t’i vendosni në këtë plan të komunikimit.

Krijoni Ekipin e biznesit tuaj:

  • Zgjedhni pakon,
  • Caktoni numrin e punëtorëve që do të jenë në “Ekip”,
  • Vendosni se a do të jenë prepaid ose/dhe postpaid
  • dhe caktoni rimbushje automatike të llogarisë së punëtorëve, çdo muaj.

Bëni zgjedhjen më të mirë për komunikimin brenda biznesit tuaj.

Business Basic Prepaid dhe Postpaid

Me pakon Business Basic, punonjësit brenda biznesit tuaj do ta kenë një plan të njëjtë të tarifave për komunikimin brenda dhe jashtë rrjetit të IPKO-së.

TarifatÇmimet
Tarifa mujore (parapagim)0.00
Tarifa për kyçje0.00
Intervali i ngarkesës60/60
Brenda rrjetit0.083
Jashtë rrjetit0.095
IPKO fiks 0.083
PTK fiks0.095
SMS kombëtare0.036
 SMS ndërkombëtare0.107
  • Pakoja bazë për biznese është një SIM kartelë e vetme e cila është në dispozicion të klientëve të biznesit me parapagim dhe kontratë(postpaid).
  • SIM kartela e vetme kushton 3.00 euro dhe përmban 3.00 euro mbushje.
  • Numrat e vetëm me kontratë(postpaid) të biznesit nuk kanë tarifa mujore, por paguajnë faturat çdo muaj sipas shpenzimeve që bëjnë.
  • SIM kartela e pakos bazë për biznese mund të përdoret ose si tarifë ose si opsion tarifor.

Pakoja e numrave mobil me kontratë(postpaid) përmban nëntë pako të ndryshme të cilat mund të blihen si pako individuale ose mund të jenë pjesë e pakove të super ekipit. SIM kartela për pakot me kontratë(postpaid) jepet falas.

Pakoja ‘Plan’ për numrat mobil me kontratë(postpaid) mund të përdoret si opsion tarifor. Klientët e pakove Plan për biznese, kur shtohen në Super Ekip, do të aplikojnë në mënyrë automatike tarifat pasuese, në varësi të ekipit të cilit i përkasin.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?