Ekstra ekipet

KOMUNIKONI ME PARTNERËT E BIZNESIT TUAJ ME TARIFA TË NJËJTA SIKUR TË JENI NJË EKIP!

Si biznes i abonuar në IPKO Ekipin, tani mund të shtoni në planin tuaj të komunikimit, edhe numrat e biznesit tjetër dhe të bisedoni me tarifa të njëjta sikur të jeni një ekip.

Për një pagesë fikse mujore, ju do të bisedoni me tarifa më të lira gjatë tërë kohës.

SI KRIJOHET EKSTRA EKIPI?

Për të krijuar Ekstra Ekipin, ju duhet të jeni përdorues i njërës nga pakot IPKO Ekipit (Biznis Start, Team apo Free Team).

Po ashtu edhe biznesi tjetër me cilin bashkëpunoni vazhdimisht dhe që dëshironi ta shtoni në Ekstra Ekip, duhet të jetë i abonuar në njërën nga pakot IPKO Ekipit.

Në këtë mënyrë, ju mundësohet që të komunikoni, pandërprerë me të gjithë numrat e biznesit tjetër, për një pagesë fikse mujore, varësisht nga pakoja që tashmë jeni i abonuar.

Për të shtuar bizneset e tjera në planin tuaj të komunikimit duhet të kryeni pagesën e aktivizimit dhe, të paguani çmimin fiks mujor.

Nëse edhe ekipi tjetër i biznesit dëshiron të komunikojë me ju njësoj, duhet t’i kryejë po të njëjtat procedura të abonimit sikur ju.

Na kontaktoni:

Për t’ju ndihmuar që të krijoni Ekstra Ekipin, e tëra që duhet ta bëni është të na kontaktoni në keyaccounts@ipko.com, apo na vizitoni në Qendrën e Biznesit të IPKO-së në sheshin “Nenë Tereza”.

Do t’ju ofrojmë zgjidhje që atë ditë.