Të gjithë shfrytëzuesit e tarifave “Business Start”, “Business Team”, dhe “Business Free Team” me ofertën “Super Rrethi”, mund të flasin me 10 persona në rreth për vetëm 1 cent në minutë.

Aktivizimi

  • Për të aktivizuar ofertën “Super Rrethi” për një javë, dërgoni SMS me tekstin “Super” në numrin 50505. Aktivizimi për një javë ju kushton 1.02 EUR.
  • Për të aktivizuar ofertën “Super Rrethi” për një muaj, dërgoni SMS me tekstin “MSuper” në numrin 50505. Aktivizimi për një muaj ju kushton 3.06 EUR.

Shtimi, heqja e numrit

Për të shtuar apo hequr numra brenda ofertës “Super Rrethi”, ju duhet fillimisht të jeni pjesë e tarifes “Business Start”, “Business Team”, apo “Business Free Team”. Për të shtuar apo për të hequr një numër nga rrethi dërgoni SMS në numrin 50505 me tekstin:

  • Plus 049xxxxxx – për të shtuar një numër
  • Minus 049xxxxxx – për të hequr një numër

Brenda “Super Rrethi”, mund të shtoni edhe numra të telefonisë fikse të IPKO-s, si në vazhdim: +381387xxxxx

Deaktivizimi

  • Për të deaktivizuar ofertën “Super Rrethi” për një javë, dërgoni SMS me tekstin “Stop Super”, në numrin 50505, ndersa për të deaktivizuar ofertën “Super Rrethi” për një muaj, dërgoni SMS me tekstin “Stop MSuper”, në numrin 50505.