Nga oferta e Televizionit Digjital të IPKO-s, ju mund të zgjidhni nga kanalet e shumta të kompletuara në dy pako:

PREMIUM – 84 TV KANALE. Duke zgjedhur Pakon Premium, ju do të keni qasje në kanalet ekskluzive të DIGITALB, kanalet Super Sport, filma, seriale, dokumentarë, informacione, lajme, kanale kosovare dhe kanale të mirënjohura ndërkombëtare.

IPKO dhe Digitalb kanë siguruar të drejtat për transmetimin e Ligës Angleze, Seria A, Ligën e Kampionëve, Gjermane, Holandeze, Portugeze, Shqiptare si dhe shumë ngjarjeve të tjera sportive, si NBA, Moto GP, Wimbledon HD, HBO World Boxing, ATP 1000, Golfing World, kampionatin botëror në Basketboll, Formula 1 për më shumë se tri vjet.

Kanalet e Sportit transmetohen vetëm në pakon Premium.

FAMILJARE – 64 TV KANALE. Duke zgjedhur Pakon Familjare, ju do të keni qasje në kanalet ekskluzive të DIGITALB, filma, seriale, dokumentarë, informacione, lajme, kanale kosovare dhe kanale të mirënjohura ndërkombëtare.

PËRFITIMET TUAJA

•    Ekskluzivitet i kanaleve te DigitAlb
•    Ekskluzivitet i të gjitha ligave të futbollit (Pako Premium)
•    Faturë e rregullt mujore
•    Lirim deri në 40 %, varësisht prej numrit të pakove që i bleni
•    Lirimi në tarifën e aktivizimit, varësisht prej numrit të pakove
•    Fotografi dhe zë të cilësisë më të lartë
•    Udhëzues elektronik të programeve
•    Shërbimi Pay Per View në kanalin Digi Gold (PPV)

MËNYRA E PAGESËS

Pagesa do të bëhet në baza mujore. Ju do të pranoni faturën në fund të çdo muaji.

NA KONTAKTONI

Për të ju ndihmuar ta krijoni pakon adekuate të televizionit digjital, e tëra që duhet të bëni është të na kontaktoni në keyaccounts@ipko.com, apo na vizitoni në qendrën e Biznesit të IPKO’s në sheshin Nëna Terezë. Do të ju ofrojmë zgjidhje po atë ditë.