Shërbimi “IPKO Hosting” iu mundëson organizatave ta bëjnë faqen e tyre të internetit të qasshme përmes “World Wide Web”. Shërbimi i hostimit të uebfaqeve përbëhet nga hapësira e dhënë me qira në një server, si dhe nga lidhja e internetit.

Nga pakot e hostimit të uebfaqeve, ju mund të zgjedhni lehtë atë pako e cila iu përshtatet më së miri nevojave tuaja. Uebfaqja dhe posta juaj do të vendosen në serverët tonë në qendrën e sigurtë të të dhënave që gjendet në Zonën Industriale në Fushë Kosovë.

Pakot tona të hostimit përfshijnë mundësinë e domeneve të shumëfishta (Multiple Domain) me përmbajtje të ndryshme, baza të veçanta të të dhënave (MySQL) dhe pako të ndryshme adresave të e-mailit sipas nevojave të klientit (në bazë të pakos së përzgjedhur).

*Me pakot vjetore të hostimit: Bronze, Silver ose Gold, regjistrimi ose vazhdimi i  një emri të domeni: .com, .net, .biz, .info, .org, .net  është pa pagesë.

Përfitimet nga “IPKO Hosting”

  • Hostim brenda Kosovës
  • Më pak procedura administrative në rast intervenimi (në rast nevojës për marrje të të dhënave në formë fizike)
  • Pa probleme komunikimi – Zona Kohore

Për më shumë pyetje, ju lutemi na kontaktoni ict@ipko.com

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?