BULK SMS (SMS mesazhe në masë) është shërbimi i IPKO-s për dërgimin e mesazhit të njejtë (që përbëhet nga një, dy ose tre SMS mesazhe) tek një numër i madh marrësish në të njëjtën kohë. Ky shërbim është i dizajnuar për kompanitë që dëshirojnë të komunikojnë drejtpërdrejtë me klientët e tyre. Me një klik të vetëm ju mund të ekzekutoni fushata me SMS dhe t’i informoni klientët tuaj për lajmet dhe informacionet më të freskëta e të fundit nga organizata juaj.

Shërbimi BULK SMS mund të përdoret për të dërguar oferta promocionale ose stimulime, për të ofruar klientëve kupona, për të konfirmuar rezervime ose për të bërë konfirmime, për të dërguar informacion përkujtues ose ftesa, për të ofruar klientëve lajme të azhurnuara të kohës së fundit, për t’i njoftuar ata për ngjarjet e fundit, për të organizuar gara etj.
Nga bizneset e mëdha tek ndërmarrjet e vogla, grupet e komunitetit në institucionet arsimore, shërbimi i Bulk SMS-ve ofron një zgjidhje me kosto efektive për menaxhimin e komunikimit me grupe të mëdha njerëzish në të njëjtën kohë. BULK SMS është në masë të konsiderueshme më i lirë se sa SMS-ët standarde të dërguara nga një telefon celular. Shërbimi SMS BULK mund të përshtatet me nevojat specifike, në varësi të numrit të SMS-ve dhe kohës së nevojshme për dërgimin e tyre.

Përfitimet e përdorimit të Shërbimit Bulk SMS:

  • Është e lehtë për ta përdorur aplikacionin e desktopit
  • Arrin tek një numër i madh i marrësve për një kohë të shkurtër
  • Dërgon SMS në masë me emër të dërguesit të përshtatur
  • Kursen kohë dhe para
  • Është në linjë me trendet bashkëkohore të biznesit
  • Siguron mënyrën konfidenciale dhe të sigurt të komunikimit
  • Është i lehtë për t’u përdorur dhe i është përshtatur nevojave të njerëzve

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?