Numri 800 i ofrohet kompanive që duan të dallojnë veten në treg duke u lejuar klientëve të tyre të bëjnë thirrje PA PAGESË në numrin e tyre në çdo kohë dhe çmimi do të paguhet nga kompania. Në fund të çdo muaji, IPKO i ofron përdoruesve të Shërbimit një raport mbi numrin dhe kohëzgjatjen e thirrjeve të pranuara. Ky raport është krijuar nga sistemet e raportimit dhe monitorimit të IPKO-s.

IPKO ofron zgjidhjen teknike (hardware dhe software) për përdoruesit e Shërbimit në formë të dhënies me qira dhe IPKO është shfrytëzuesi i autorizuar i numrit. Thirrjet drejt këtij numri mund të merren nga të gjithë operatorët e telekomit në Kosovë.

Shërbimi 0800 është i disponueshëm në dy pako standarde, edhe pse mund të bëhet një kontratë e përshtatur për kërkesat specifike të përdoruesit të Shërbimit.

Pakot standarde janë:

 

Përfitimet e përdorimit të Shërbimit IPKO 0800:

  • Heq pengesën e çmimeve për klientët që t’ju telefonojnë
  • Ofron një avantazh konkurrues për organizatën tuaj
  • Tërheq klientët e rinj
  • Transmeton një imazh profesional
  • Ju merrni një numër unik të lehtë për ta mbajtur mend

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?