Shërbimi 0900 është në dispozicion për shërbime premium dhe përmbajtje (content). Ndryshe nga një thirrje normale, shërbimi 0900 i mundëson përdoruesit të Shërbimit të paguhet për shërbimet e tyre nëpërmjet thirrjeve të klientëve. Ky shërbim u mundëson përdoruesve të Shërbimit të ofrojnë shërbime të ndryshme përmes linjave telefonike dhe të kenë një metodë të sigurt të pagesave në kohë reale. Ky shërbim ju lejon të përqendroheni në gjërat e rëndësishme ndërsa IPKO merret me çështjet e infrastrukturës së komunikimit.

IPKO ofron zgjidhjen teknike (hardware dhe software) për përdoruesit e Shërbimit në formë të dhënies me qira dhe IPKO është shfrytëzuesi i autorizuar i numrit. Thirrjet drejt këtij numri mund të merren nga të gjithë operatorët e telekomit në Kosovë.

Organizatat e zakonshme që e përdorin këtë shërbim janë: kompanitë konsulente, linjat telefonike direkte (hotlines), linjat e bisedave të ndryshme, horoskopi, rezultatet e sportit, shërbimet e mbështetjes teknike, emisonet televizive, lojrat në internet etj.

Përfitimet e përdorimit të shërbimit IPKO 0900:

  • Klientët paguajnë për shërbimet që ata i marrin përmes linjës telefonike
  • Ofron një avantazh për organizatën tuaj
  • Transmeton një imazh profesional
  • Ju merrni një numër unik të lehtë për ta mbajtur në mend

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?