IPKO ka lansuar produktin më të ri kushtuar ekskluzivisht emisioneve dhe spektakleve të ndryshme garuese, ku do të përdoret votimi përmes telefonave dhe numrave të veçantë për kandidatët apo subjektet e votimit.

Këtë produkt do të mund ta përdorni për të gjitha eventet në të cilat vlerësimin do t’ia besoni publikut, apo thjeshtë nëse dëshironi të merrni mendimin e tyre në lidhje me një çështje të caktuar.

Ky produkt ofron 3 mënyra të ndryshme të votimit dhe pasqyrë të rezultateve në kohë reale:

  1. Votimi përmes thirrjeve në numrin 0900 XXX XXX (përmes numrave 0900 thirrjet mund të bëhen nga telefonat mobil dhe fiks nga të gjithë operatorët)
  2. Votimi përmes Premium SMS
  3. Votimi përmes kodeve USSD

Televoting ju mundëson t’i shihni në kohë reale rezultatet e televotimit për secilin kandidat, thjeshtë duke u kyçur në portalin e veçantë që IPKO ka krijuar për këtë produkt.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?