Rritja e përdorimit të internetit dhe shërbimeve online e bën që kompanitë të kenë shqetësim kryesor sigurinë e sistemeve dhe lidhjes në internet. Pika më e ndjeshme e qasjes në internet është ekspozimi ndaj sulmeve kibernetike e sidomos të llojit DDoS.

Disa nga sulmet më të zakonshme në botën dixhitale janë sulmet e DDoS – viruset, kodet me qëllim të keq, etj.

Në rast të një sulmi, sulmuesi gjeneron një sasi të madhe të trafikut të rremë të të dhënave, që është zakonisht më e madhe se kapaciteti i lidhjes së internetit që kompania ka marrë me qira për t’a shfrytezuar për shërbimet e saj. Si rezultat I sulmit, ai e bën të pamundur ofrimin e shërbimit online për klientët.

Për qëllim të parandalimit të sulmeve të tilla, IPKO ka implementuar një zgjidhje moderne për parandalimin dhe evitimin e sulmeve DDoS.

IPKO është i vetmi operator i cili ofron një shërbim të tillë në Kosovë dhe rajon.

Si funksionon mbrojtja nga DDoS?

  • Parandalimi i sulmeve DDoS funksionon duke e pastruar dhe zhvendosur trafikun e Internetit te përdoruesit ne rrjetin e sigurt nga sulmet.
  • Në rast të një sulmi, mbrojtja do të bëhet për të mundësuar që të gjithë trafikun e destinuar për një përdorues të veçantë të devijohet në një sistem parandalimi DDoS ku ai analizohet, identifikohet dhe pastrohet nga trafiku me qëllim të keq.

Kontraktimi dhe Aktivizimi

Kontrata e nënshkruar për internet është shumë më e sigurtë në momentin që ka si shërbim shtesë mbrojtje nga DDoS pasi që shërbimi i tillë nuk ofrohet nga ndonjë internet provider tjetër

Hapi 1. Ju duhet të keni kontratë për internet ashtu që të aktivizoni shërbimin
Hapi 2. Të plotësoni Aneksin për DDoS

Zgjidhja e këtij shërbimi mundëson:

  • Funksionimi i pandërprerë i shërbimeve edhe kur jeni në gjendje sulmi
  • Identifikim automatik i DDoS sulmit
  • Pastrim automatik i trafikut te rremë ,
  • Raport te detajuar lidhur me sulmet.

Për më shumë pyetje, ju lutemi na kontaktoni ict@ipko.com

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?