DUO Mini dhe DUO Maxi ju shpërblen me telefon fiks

IPKO vazhdon ti shpërblejë konsumatorët e vet. Me pakot e DUO Mini dhe DUO Maxi, IPKO tani i shpërblen të gjithë konsumatorët e rinj, me telefon fiks nga Philips dhe Panasonic.

DUO (Internet + Telefoni fikse) është pakoja e më e popullarizuar e shërbimeve në Kosovë. Përveç plotësimit edhe me shërbimin e telefonisë fikse, pako DUO tani ofron edhe më shumë – shpërblim atraktiv për të gjithë shfrytëzuesit e DUO Mini – telefon fiks nga Panasonic (në vlerë prej 17.90€) dhe DUO Maxi – telefon fiks nga Philips (në vlerë prej 24.90€).

DUO Mini  dhe DUO Maxi – janë pako të kombinuara me shërbimin e internetit dhe telefonisë fikse, të cilat iu mundësojnë konsumatorëve të mbajnë kontaktet e tyre me komunikimin e lirë për thirrje kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilin e ofrojnë këto pako.

Të gjithë konsumatorët e IPKO’s, të cilët parapaguhen për afat 3 mujor në këto pako, fitojnë telefon fiks, falas nga IPKO. Sasia e telefonave është e kufizuar.

Kjo shtesë atraktive me të cilën IPKO i shpërblen përdoruesit e telefonisë fikse dhe internetit, është vazhdimësi e përkushtimit që IPKO e ka ndaj konsumatorëve të vet, gjithnjë duke u munduar që atyre tu sjellë risitë më të këndshme gjatë përdorimit të shërbimeve të cilat i ofron.

IPKO ofron shërbime telekomunikimi të telefonisë mobile, internetit, telefonisë fikse si dhe te televizionit kabllor. Të gjitha këto shërbime janë të licencuara nga autoritete përkatëse.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp