Shërbimi TURBO internet është shërbim ditor, i cili është aktiv nga ora 24:00 deri në orën 10:00.
Për ta aktivizuar këtë shërbim, ju duhet të keni abonim aktiv të shërbimeve të internetit me IPKO-në.

Aktivizimi bëhet duke dërguar me SMS kodin e MAC adresës së modemit tuaj në numrin 55999 (nga numrat 049 & 043)

Pas çdo të dytës shifër, duhet të shtohet simboli minus (-) për të funksionuar aktivizimi, si p.sh.: 00-19-47-7C-79-96

Çmimi i shërbimit është 1 EUR e cila zbritet nga bilanci i telefonisë mobile.

Ju mund të dërgoni SMS për aktivizim në çdo kohë, mirëpo shërbimi do të aktivizohet vetëm nga ora 24:00.