TVim është televizori yt personal ku mund t’i shikoni kanalet më interesante të IPKO-së nga telefoni i mençur, tableti, laptopi apo kompjuteri juaj. TVim ju mundëson ta keni televizorin tuaj personal kudo në Kosovë. Përdoruesëve të pajisjeve të mençura mobile u nevojitet qasje në Wireless që të kenë mundësinë të shijojnë TVim dhe të mos humbin asgjë në kanalet e tyre të preferuara. TVim mund të përdoret njëkohësisht në disa pajisje të ndryshme mobile, brenda dhe jashtë shtëpisë, në të gjitha zonat IPKO WIFI.
Aktivizimi i TVim bëhet me SMS duke dërguar emrin e llogarisë tuaj ose numrin e smart kartelës në numrin 55355 ose duke vizituar ndonjërin nga dyqanet e IPKO-së. Aktivizimi për një muaj është vetëm 3.06 EUR.Klientët e pakove Premium dhe Premium HD përfitojnë qasje FALAS në TVim.
Me TVim, 24 kanalet tuaja të preferuara, mund t’i merrni kudo me vete. Tani, TVim vjen FALAS, për të gjithë abonuesit e pakove Premium dhe Premium HD.
Për përdoruesit e pakove tjera të televizionit kabllor digjital të IPKO-së, aktivizimi i TVim kushton 3.06 euro në muaj, dhe mund të bëhet duke vizituar ndonjërin nga dyqanet e IPKO-së apo duke dërguar SMS në numrin 55355 me emrin e llogarisë ose numrin e kartelës smart, ndërsa shërbimi mund të përdoret në dy pajisje të ndryshme mobile, njëkohësisht brenda shtëpisë si dhe në të gjitha zonat e IPKO WIFI edhe jashtë shtëpisë.