Kredinë e telefonit mund ta mbushni në disa mënyra:

  • Kartelë gërvishëse
  • Mbushje elektronike, apo Top – Up
  • Mbushje mobil – klientë te distributorët,
  • Transferit të kredisë,
  • SMS Top Up me Banka Ekonomike
  • SMS Top Up me Banka për Biznes
  • ATM Top Up me Banka Kombëtare Tregëtare
  • E-banking me Banka Kombëtare Tregëtare
  • SMS Top Up me NLB Prishtina
  • SMS Top Up me ProCredit
  • IPKOMat, mbushje përmes ATM-ave të Procredit Bankës
  • SMS Top Up me Raiffeisen Bank
  • SMS Top Up me TEB Bank

Të gjitha këto mënyra ju mundësojnë që të jeni në kontakt të vazhdueshëm me të tjerët.
Kartelat gërvishëse: 5€, 10€, dhe 20€
Kartelat gërvishtëse mund t’i blini në të gjitha dyqanet dhe te distributorët e autorizuar të IPKO-s.
Për të mbushur llogarinë e telefonit nëpërmjet kartelave gërvishëse ju duhet të zbuloni kodin dhe të shtypni: *123* kodi i zbuluar 16 shifror#
Për të mbushur llogarinë e dikujt tjetër, shtyp: *123*kodi i zbuluar 16 shifrorë*(numri i telefonit)#
Mbushje elektronike (TOP-UP)
Nëpërmjet mbushjeve elektronike, vendosni ju se sa do ta mbushni llogarinë e telefonit tuaj. Zgjidhni shumën e kredisë që dëshiron ta mbushni kredin e telefonit, prej 1.00 € deri 50.00 €.
Validiteti
Koha e validitetit të mbushjes së llogarisë tuaj varet nga shuma e kredisë me të cilën vendosni ta mbushni llogarinë e telefonit dhe aplikohet nga momenti kur të bëhet mbushja:

Shuma e mbushjesValiditeti
1€10 ditë
2€20 ditë
3€ deri 4€30 ditë
5€ deri 9€60 ditë
10€ deri 19€90 ditë
20€ dhe më shumë360 ditë

 

*Validiteti, të cilin e përcaktoni me anë të mbushjes së zgjedhur, tregon kohën gjatë së cilës ju mund t’i shfrytëzoni të gjitha shërbimet e telefonisë mobile, ndërsa pasi të kaloj koha e caktuar për shembull prej 10 ditëve, 20 ditëve, 30 ditëve e të tjera, ju për 14 ditë të ardhshme, mund të pranoni vetëm thirrje.

Gjatë këtyre 14 ditëve, nëse nuk e rimbushni telefonin tuaj, atëherë numri juaj do të suspendohet.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp