SMS Top Up me TEB

Përmes xhirollogarisë së TEB-it ju mund të bëni mbushje të telefonisë mobile, internetit, televizionit digjital dhe DUOTV. Dërgoni një mesazh në numrin 50001 me tekstet në vijim, varësisht se cilin shërbim dëshironi të mbushni:

Për mbushje të llogarisë së telefonit mobil IPKO:

  • Shkruani numrin e telefonit mobil (pa zeron e parë) “hapësirë” shumën me të cilën doni të mbushni llogarinë dhe e dërgoni mesazhin në 50001
  • p.sh. “49xxxxxx5” (për mbushje të 5€)

Mbushjen e telefonit përmes xhirollogarisë së telefonit mund ta bëni në shumë prej 1 deri 100€.

Për mbushje të llogarisë së internetit IPKO:

  • Shkruani fjalën ipko, emrin e përdoruesit, hapësirë dhe ‘int’ në numrin 50001 për të bërë mbushjen e internetit.
  • p.sh. ipko(hapësirë)emri i përdoruesit(hapësirë)int

Për mbushje të llogarisë së televizionit IPKO:

  • Shkruani fjalën ipko, emrin e përdoruesit, hapësirë dhe ‘tv’ në numrin 50001 për të bërë mbushjen e televizionit
  • p.sh. ipko(hapësirë)emri i përdoruesit(hapësirë)tv

Për mbushje të llogarisë së DUO TV (televizion dhe internet) IPKO:

  • Shkruani fjalën ipko, emrin e përdoruesit, hapësirë dhe ‘duotv’ në numrin 50001 për të bërë mbushjen e DUO TV
  • p.sh. ipko(hapësirë)emri i përdoruesit(hapësirë)duotv

Ky shërbim vlen për pakot një mujore. Vizito degën më të afërt dhe regjistrohu.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp