Informata me rëndësi lidhur me përdorimin e roaming

Përdoruesit privat do të përdorin Camel Roaming dhe USSD Roaming, ndërsa përdoruesit e pakove të biznesit do të përdorin Normal Roaming për shërbimet e tyre jashtë Kosovës. Në tarifim të gjitha janë të njejta mirëpo dallojnë në mënyrën e qasjes dhe faturimit.

Camel Roaming dhe Normal Roaming

Rrjetet e operatorëve mobilë që janë partnerë të IPKO’s për Camel Roaming – ju lejojnë të bëni thirrje sikur brenda rrjetit të IPKO’s, pa pasur nevojë për ndonjë kod shtesë. Dallimi i vetëm është se kur jeni në ndonjë vend jashtë Kosovës, dhe thirrni në Kosovë, atëherë numrin që thërrisni në Kosovë duhet të bëhet në formë ndërkombëtare. Për shembull: +386 49 xxxxxx, ose 00386 49 xxxxxx.

Normal Roaming
Normal roaming është e ngjashme sikurse Camel Roaming, mirëpo ky lloj roaming i cili përdoret për shfrytëzuesit e pakove të biznesit dallon, sidomos për ata që janë përdorues me kontratë (post-paid) në pakon e biznesit.

USSD Roaming nëpërmjet thirrjeve kthyese
Shfrytëzuesit e IPKO’s mund të përdorin USSD Roaming nëpërmjet thirrjeve kthyese, nëse ndonjë operator nuk përkrah Camel Roaming, ose nuk ka ndonjë marrëveshje direkte me IPKO. Ky lloj roamingu mundëson qasje në një numër më të madh të rrjeteve të operatorëve të huaj. Këtë lloj roamingu mund ta përdorni në raste ku nuk përkrahet Camel Roaming. Për të bërë thirrje nëpërmjet këtij lloj roamingu, duhet ta thërrisni numrin në këtë formë:

*125*[numri i telefonit]#

(ku numri i telefonit duhet te thirret ne formën e thirrjeve ndërkombëtare)

Për të kontrolluar nëse përkrah ose jo USSD Roaming ndonjë operator të cilin doni ta përdorni jashtë Kosovës, vetëm thirrni kodin për ta kontrolluar bilancin e llogarisë suaj, në këtë formë:

*123#

Nëse në ekranin tuaj paraqitet gjendja e llogarisë, atëherë operatori mobil të cilin jeni duke e përdorur për Roaming – përkrah USSD Roamingun dhe mund të vazhdoni të bëni thirrje në formën e përshkruar më lart.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp