A jeni gati për kalim në kodin shtetëror +383?

IPKO është në fazën e fundit të zbatimit të kodit shtetëror. Hapi përfundimtar i këtij ndryshimi të madh do të ndodhë të shtunën, më 01 qershor, në orët e hershme të mëngjesit.

Ky është proces kompleks, prandaj edhe mund të hasni në disa pengesa. Lusim për durimin tuaj, pasi ky është një proces teknik, i përkohshëm.

Në rast se keni ndonjë vështirësi, apo nuk keni rrjet, atëherë ju lusim që të shtunën, pas orës 08:00 të mëngjesit, të ndiqni hapat si në vijim:

Jam në Kosovë dhe nuk kam rrjet. Çfarë duhet të bëj?

  • Hapi 1 – Fikni dhe ndizni telefonin tuaj (Shënim: nëse lidheni në mënyrë manuale, ju lutemi zgjedhni IPKO ose 221 02 si rrjetin tuaj).

Nëse ende nuk keni rrjet:

  • Hapi 2 – Me telefonin e ndezur, largoni kartën SIM dhe pastaj vendoseni përsëri në telefon. Nëse telefoni ju kërkon ta ristartoni, ju lutem ristartojeni (edhe në këtë rast, nëse lidheni në mënyrë manuale, ju lutem zgjedhni IPKO ose 221 02 si rrjetin tuaj).

Nëse ende nuk keni rrjet:

  • Hapi 3 – Kontaktoni Qendrën e Thirrjeve të IPKO-s në numrin 049 700 700 ose na kontaktoni përmes emailit: info@ipko.com

Jam në Kosovë dhe jam lidhur në rrjet por nuk mund ta shfrytëzoj internetin në mobil. Çfarë duhet të bëj?

  • Hapi 1 – Ju lutemi, kontrolloni nëse emri në ‘APN’ është i vendosur në IPKO. Nëse jo, ju lutemi shkruani IPKO dhe kontrolloni se a mund ta shfrytëzoni internetin në mobil.
  • Hapi 2 – Nëse e keni vendosur emrin e ‘APN’ në IPKO, por ende nuk mund ta shfrytëzoni internetin në mobil, ju lutemi ristartojeni telefonin tuaj.
  • Hapi 3 – Nëse i keni përfunduar hapat 1 – 2 por ende nuk mund ta përdorni internetin në mobil, ju lutemi kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin 049 700 700 ose dërgoni email në: info@ipko.com

Jam jashtë Kosovës, në roaming dhe nuk kam rrjet. Çfarë duhet të bëj?

  • Hapi 1 – Ju lutemi, zgjedhni në mënyrë manuale një nga operatorët me të cilët ne tani kemi marrëdhënie të drejtpërdrejta të roamingut të vendosura si operator i Kosovës. Të premten, keni pranuar një SMS me informatat se me cilin operator duhet të lidheni, varësisht nga shteti ku jeni. Lista e operatorëve mund të kontrollohet më 1 qershor, ketu duke zgjedhur vendin në të cilin jeni në roaming.

Nëse nuk ka asnjë operator në listë në vendin që po vizitoni, fatkeqësisht nuk do të keni mundësi të shfrytëzoni shërbimin roaming në atë vend, derisa operatorët nga ai vend të bëjnë ndryshimet në sistemin e tyre të rrjetës dhe të hapin rangun për kodin shtetëror të vendit tonë, 383. Nëse keni nevojë për sqarime shtesë, ju lutemi, shtypni *770# dhe brenda një kohe të shkurtër do të pranoni një thirrje nga Qendra për Kujdesin ndaj Konsumatorit.

Ju falënderojmë edhe njëherë për durimin dhe mirëkuptimin tuaj në këtë proces kompleks!

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?