Informata të rëndësishme për koncertin

Dyert e Stadiumit të Prishtinës do të hapen në orën 18:00. Koncerti përfundon në orën 22:00. Ju lutem, kujdesuni që kur të vini në Stadium – të shkoni tek hyrja që është e shënuar në biletën tuaj. Rojet dhe policët do të jenë aty për të siguruar mbarëvajtjen e koncertit. Bashkëpunoni me ta. Në rast të ndonjë urgjence, kontaktoni stafin e sigurisë, atë mjekësor, ose policinë.

Blerësi i biletës pranon që me përpikëri t’u bindet rregullave të vendosura në vendin e ngjarjes, si dhe pajtohet plotësisht me to. Asnjë rikthim parash nuk do të bëhet, në rast të anulimit të koncertit.

Përdorimi i pajisjeve fotografike ose regjistruese të çfarëdo lloji – është i ndaluar rreptësisht.Po ashtu, ndalohet rreptësisht marrja me vete e pijeve alkoolike, joalkoolike, armëve, fishekzjarrëve ose mjeteve të tjera që mund ta dëmtojnë sigurinë.

Pije do të ketë në dispozicion në pika të ndryshme brenda Stadiumit.

Blerësi i biletës mund ta përdorë biletën për të hyrë në Stadium vetëm një herë.

Analizojeni hartën që gjendet në anën tjetër të kësaj letre, në mënyrë që të

njoftoheni se ku duhet të hyni – sipas biletës, ku mund të blini pije, ku ndodhen WC’të, si dhe të njoftoheni përgjithësisht për organizimin e Stadiumit gjatë koncertit.

Shpresojmë që do të kaloni mirë

Harta e Stadiumit

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp