IPKO tashmë njihet si kompani që mbanë përgjegjësi sociale, ndërsa fokusi kryesor i kthimit të investimit në komunitet është i drejtuar në zhvillimin e kushteve më të mira për fëmijët e Kosovës. IPKO ka dhuruar 5 inkubatorë të rijnë për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në vitin 2012. Të gjithë të porsalindurit duhet të kenë kushtet më të mira për një fillim të mbarë të jetës. Mortaliteti i fëmijëve në Kosovë vazhdon të jetë më i larti në rajon dhe Evropë, prandaj është shumë e rëndësishme që foshnjat të kenë ambientin më të përshtatshëm të zhvillimit dhe mbrojtjes së tyre nga sëmundjet e parandalueshme. Sigurimi i inkubatorëve është pritja më e mirë që mund t’u bëhet foshnjave në nevojë, qysh në ditët e para të jetës së këtyre engjëjve të vegjël.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?