iPhone X vjen ekskluzivisht në rrjetin mobil IPKO

IPKO sot ka njoftuar se do të jetë ofruesi ekskluziv i iPhone X – modelit më të ri dhe më të avancuar të iPhone deri më sot.   Sipas marrëveshjes me Apple, IPKO mbetet operatori i vetëm mobil në Kosovë që do ta ofrojë iPhone X.

“iPhone X – telefoni më i avancuar i Apple, kompanisë më inovative në botë, do të vijë në rrjetin më të mirë mobil në Kosovë, përkatësisht në IPKO. Ne mbesim rrjeti ekskluziv që do ta ofrojë telefonin e ri të Apple, për të cilin ka kërkesë të jashtëëzakonshme në secilin treg, duke përfshirë edhe tregun tonë. Ne jemi të lumtur që vazhdimisht kemi mundësinë që të ofrojmë produktet dhe shërbimet më të mira për konsumatorët tanë” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.

Për më shumë informata lidhur me iPhone, ju lutemi vizitoni www.apple.com/iphone-x/

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp