IPKO anëtarësohet në Odën e Afarizmit të Kosovës (OAK)

Në zyrët e Odës së Afarizmit të Kosovës u nënshkrua marrëveshja e anëtarësimit dhe bashkëpunimit ndërmjet kompanisë lidere në shërbimet e telekomunikimit – IPKO, dhe Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK).

Drejtori i shitjes në IPKO, Arianit Duraku dhe Menaxheri i Bizneseve të Distribuimit, Sokol Muja u pritën në OAK nga nënkryetari i Bordit, Arsim Selmonmusaj dhe Sekretari i OAK, Diamant Elshani me bashkëpunëtorë, me qëllim të bashkimit të ideve në realizimin e një ambienti me të mirë për të bërë biznes në Kosovë.

“Si kompani udhëheqëse në shërbimet e telekomunikimit në Kosovë, e cila shërben mbi 1 milion përdorues kosovar çdo muaj, dhe mijëra biznese e organizata vendore dhe të huaja, IPKO është përfaqësues i rëndësishëm i biznesit në vend, i cili bashkë me odën e afarizmit kosovar synon të kontribuojë në avancimin e pozitës së bizneseve në Kosovë” ka thënë Arianit Duraku, drejtor i shitjes në IPKO.

“Ne besojmë se është e rëndësishme që ne si investitori më i madh i huaj direkt në Kosovë, të jemi udhëzues për shumë biznese tjera në vend, me të cilët mund të ndajmë përvojat e mira të operimit në treg, por edhe vështirësitë me të cilat përballemi gjatë të bërit biznes” ka vazhduar më tej Duraku.

Gjatë ceremonisë së anëtërësimit në OAK, të dyja palët u pajtuan që tregu ka nevojë të ketë një shtyllë të rëndësishme mbështetëse të bizneseve, e cila përfaqëson interesin e biznesit, prandaj OAK është një mundësi e mirë që të gjitha bizneset të bashkohen në këtë mision.

IPKO njihet si kompania e telekomunikacionit me rritjen më të shpejtë në Evropë. Si e tillë vazhdon të jetë lider në fushën e telefonisë mobile, me përfitime të shumta për konsumatorët e saj; është ofruesi kryesor i internetit dhe gjithashtu lider në treg edhe në shërbimet e televizionit kabllor digjital. Në secilin prej këtyre segmenteve, IPKO operon me teknologjinë më të fundit dhe me rrjetin më cilësor në treg.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp